Në Rusi, “UFO-t”, apo diçka e ngjashme, zbulohen edhe nën tokë...

Postuar në 12 Shkurt, 2015 18:17

Çuditë në Rusi nuk kanë të mbaruar. Edhe kur vjen puna për një çështje që qëndron mes mitit, fantazisë dhe teorive të konspiracionit, siç është ajo UFO-ve. Ndërkohë që kudo, njerëzit hedhin sytë nga qielli për të pikasur ndonjë UFO, në Rusi, në rajonin e Kuznetskut, një objekt i ngjashëm me ato objekte fluturuese, me formë rrethore dhe pa krahë, është gjetur 40 m nën tokë. Kanë qenë disa minatorë që duke gërmuar kanë hasur në këtë objekt, që është me formë precize rrethore, me diametër 1.2 m dhe që peshon 400 kg. Çfarë të jetë vallë?
http://www.news.com.au/technology/science/two-men-have-disco...
http://www.mirror.co.uk/news/weird-news/ufo-mystery-miners-u...