Varfëria në Maliq, fluks kërkesash për ndihmë ekonomike

Postuar në 14 Maj, 2012 10:44

Mungesa e vendeve të reja të punës si edhe mbyllja e shumë bizneseve ka rritur nivelin e varfërisë në qytetin e Maliqit. Tregues i qartë është rritja e kërkesës për trajtim me ndihmë ekonomike . Edhe pse 10 familje i plotësonin kushtet për të marrë këtë ndihmë ato nuk u futën në skemë për shkak të fondit 18 përqind më të ulët se sa ai i planifikuar. Për të mos nxjerrë nga skema e ndihmës ekonomike familje të tjera këshilli bashkiak vendosi ndarjen e ndihmës ekonomike në masën 82 përqind. "Çdo muaj këshilli i bashkisë në bazë dhe të fondeve që çelen nga ministria përkatëse e çështjeve sociale, shkurton 20-30 familje të cilat jo se nuk u takon, po janë ndoshta në një gjendje disi më të mirë se familjet e tjera. Përveç fondit dhe për vetë vendimet e qeverisë që përcaktojnë tarifat ose limitet që ne duhet të paguajmë", tha Gëzim Topçiu, kryetari i Bashkisë së Maliqit. Për muajin prill në Bashkinë Maliq morën ndihmë ekonomike 251 familje . Me 82ë ndihmës ekonomike, një familje me katër anëtarë merr 3700 lek nga 4600 që është ndihma e plotë, aq sa për të blerë vetëm një thes miell dhe asgjë më shumë.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.