Kritikohet nga bordi i FMN. Lagarde: Mora një mësim nga Greqia

Postuar në 29 Maj, 2012 15:16

Disa anëtarë të Bordit të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë shprehur pakënaqësi për deklaratat e drejtoreshës së FMN, Christine Lagarde, të bëra në gazetën britanike Guardian si dhe krahasimi prej saj, i të varfërve në Greqi me fëmijët e Afrikës. 

Gazeta Proto Thema shkruan se ka informacione që atmosfera në bordin e FMN është shumë e rëndë dhe disa anëtarë të Fondit nuk janë të kënaqur me shpjegimet që Lagarde dha përmes Facebook në faqen e saj personale, pas reagimeve-breshëri nga mijëra grekë. 

Informacionet nga Uashingtoni tregojnë se anëtarët e administratës së FMN-së kanë kërkuar shpjegime nga Lagarde për deklaratat e fundit, ku ajo bëri paralele me greket dhe fëmijët e Nigerisë. 

Po sipas informacioneve të gazetës, znj Lagarde është shprehur se "Kam marrë një mësim nga kjo çështje”, dhe thuhet se për të lehtësuar klimën e krijuar, shumë shpejt do të bëjë konferencë për shtyp, përfaqësuesi i saj. 

Disa ditë më parë Lagarde tha se “erdhi koha që Athina të paguajë dhe të rikthejë borxhin”. "Kam në mendjen time gjatë gjithë kohës fëmijët e një fshati të vogël në Nigeri, që kanë mësues vetëm dy orë në ditë, dhe tre prej tyre ndajnë të njëjtën karrige, ndërkohë që janë të etur për të mësuar shkronjat. Unë besoj se ata kanë nevojë për ndihmë më shumë, sesa njerëzit në Athinë", tha gjithashtu Lagarde. Ajo i quajti grekët një “popull evazorësh fiskalë”, të cilët mendojnë vetëm të mos paguajnë taksat.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.