Ukrainë, Parlamenti miraton rusishten si gjuhë të dytë zyrtare

Parlementi ukrainas votoi të martën në leximin e parë një ligj që bëhet de facto, sipas opozitës, për të bërë rusishten gjuhën e dytë zyrtare në këtë vend duke ngjallur manifestimin e mijëra personave pro dhe kundër tekstit.
Ligji u votua nga 234 deputetë pro-pushtetit në Verkhovna Rada që numëron 450 parlamentarë. Vetëm dy deputetë u shprehën kundër tekstit që jep të drejtën e përdorimit në Ukrainë të gjuhëve minoritare si rusishtja.
''Jashtë Parlamentit, rreth 3 000 manifestues mes të cilëve të njohur si Vitali Kliçko, lider i partisë së opozitës, protestuan kundër ligjit'', theksoi një gazetar.
"Turp!" thërrisnin protestuesit e mbledhur me kërkesë të lëvizjes së opozitës dhe që mbanin pankarta ku shkruhej: "Shtet i bashkuar, gjuhë unike", "Mjaft e ndatë Ukrainën''. "Nëse nuk ka gjuhë nuk ka shtet. Shpëtoni atdheun tonë!'', theksoi para manifestuesve, aktorja Natalia Sumska.
Ballkanweb.com
Add new comment