Panairi artizanal, 60 gra ekspozojnë punimet

Postuar në 21 Korrik, 2012 04:00

Qëndisma, çentro, punime në baltë të zbukuruara me motive kombëtare, kostume popullore tradicionale, punime në avëlmend, gjithçka e punuar me dorë, është sjellë me mjeshtëri e finesë nga 60 gra e vajza në panairin  kombëtar të prodhimeve artizanale në qytetin e Pogradecit. Janë 40 artizane që prej vitesh mbajnë familjet e tyre me shitjen e punimeve të dorës duke kontribuar kështu edhe në ruajtjen e kësaj tradite . 

"Aktualisht numri i artizanëve që janë në Pogradec janë 40 që mbajnë familjen me këtë punë. E kemi nisur me 10 gra fillimisht kur ka patur një vështirësi të madhe çdo vit është rritur numri i grave. Mendojmë që të rritet se shoh që ka kërkesa nga dita në ditë për gra që duan të marrin pjesë në këto lloj aktivitetesh dhe më pas ti promovojnë këto vlera dhe në ambiente të tjera", tha Mimoza Shulu, kryetare e shoqatës së artizaneve në Pogradec. 

Duke qenë se Pogradeci është në pikun e sezonit turistik ky panair vjen si një mënyrë për njohjen e pushesve me tradicionalen nga të gjitha trevat e vendit. 

"Jemi 5 zonja që janë me punime të ndryshme. Këtu kemi sjell punimet e dorës që janë të punuara nga gratë e shoqatës zejtare afariste të Prizrenit", tha Zergjane Çelina, artizane nga Prishtina. 

"Vij prej Shkodrës në mënyrë të organizuar. Shoqata e artizanëve të Pogradecit na ka ftuar, jemi këtu për herë të parë. Jemi shumë të kënaqur, fillimi është, të shohim më vonë. I pëlqejnë", u shpreh Kristina Mjeda, artizane nga Shkodra. 

Është viti i gjashtë që në qytetin e Pogradecit organizohet panairi i prodhimeve artizanale.Vetëm në ditën e parë të panairit janë shitur 1600 artikuj kryesisht stoli argjendi të punuara në Shkodër, si edhe punimet e baltës të artizaneve pogradecare.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.