Optimizëm në bursa, injorohen deklaratat e Finlandës

Postuar në 17 Gusht, 2012 10:05

Tregjet globale kanë pësuar rritje pasi kancelarja gjermane Angela Merkel rinovoi angazhimin e saj për mbrojtjen e euros dhe apeloi për veprime të shpejta në drejtim të marrëdhënieve me të ngushta mes partnerëve të eurozonës. Indeksi gjerman DAX u hap 0.2 për qind më lart këtë të premte, dhe kapi nivelin sipër 7 mijë pikëve, i cili cilësohet një numër i rëndësishëm psikologjik për të ruajtur optimizmin e tregjeve. 

Një nga operatorët e rëndësishëm në bursën e Frakfurtit, Fidel Helmer e cilësoi këtë situatë pozitive dhe tha se nuk i merre seriozisht komentet e Finlandës e cila përmes ministrit të jashtëm paralajmëroi kolapsin e mundshëm të zonës euro. "Është pothuajse një fakt që me vështirësitë në zonën euro, grekët do të largohen prej saj, por unë do këshilloja që askush të mos i marrë parasysh komentet finlandeze",-tha ai.  

Dalja e Greqisë nga zona euro, ka qenë edhe në titujt e gazetave në shtypin e Athinës. Ato i referohen zyrtarëve finlandezë që janë shprehur të përgatitur për shpërbërjen e eurozonës dhe se kanë "plan për çdo eventualitet". "Nuk ka rregulla për të lënë euron, është vetëm çështje kohe",-vë në dukje Ministri i Jashtëm finlandez gjatë një interviste, që ka ndezur debate sidomos në Greqi.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.