BBC: Valë krimesh në mes të kursimit të ashpër në Greqi

Postuar në 18 Gusht, 2012 06:35

 

Në reportazhin e BBC mbi krimin në Greqi, thuhet se "grekët po përballen me një rritje të krimit dhe policia nuk duket në gjendje për ta ndaluar". 

BBC e nis reportazhin e vet me vrasjen e një 75 vjeçari në apartamentin e tij në mes të ditës, duke theksuar se "ngjarje si kjo janë duke u bërë të zakonshme në një vend, që deri pak vite më parë, kishte normat më të ulta të krimit në BE." 

Në reportazh, BBC përmend vjedhjet me thyerje që janë rritur me gati 50%, apo 604 vjedhje shtëpish që janë kryer që nga fillimi i 2012. Sipas kriminologëve, shumë viktima të vjedhjeve nuk shkojnë në polici, pasi mendojnë se është e kotë, por edhe për shkak se qeveria greke ka vendosur tani tarifa për paraqitjen e ankesës. 

Statistikat zyrtare tregojnë se të huajt janë përgjegjës për rreth gjysmën e aktivitetit kriminal në Greqi dhe grekët vetë fajësojnë të huajt për krimin në rritje, shkruan BBC. Ndërsa ekonomia greke pakësohet 7% në vit, deri në 300 emigrantë hyjnë në vend ilegalisht çdo ditë nga Evro dhe pasi nuk gjejnë punë, bëhen lehtësisht protagonistë të krimit. Gjithashtu sipas policisë greke së cilës i referohet BBC, bandat e armatosura që hyjnë në vend nga Shqipëria dhe Bullgaria, kanë objektiv vjedhjet me dhunë në banesa, ndërkohë kur shumë grekë kanë tërhequr paratë e tyre nga bankat për t'i fshehur në shtëpi, nga frika e falimentimit të Greqisë. 

Realiteti i ri po shkakton tronditje të grekëve dhe shumë prej tyre kanë filluar të marrin armët për të mbrojtur veten. Sipas pronarit të dyqaneve të armëve në qendër të Athinës, kërkesa për armë është rritur me 60% kryesisht për vetëmbrojtje. Sipas tij, "veçanërisht të moshuarit ndjehen të pambrojtur dhe duan të kenë një armë". 

"Agimi i Artë ka 18 vende në parlament, dëshmi e konsiderueshme kjo, e mbështetjes së një partie armiqësore të emigrantëve të paligjshëm", thotë BBC dhe vëren se aktivistët kundër racizmit dhe ksenofobisë, theksojnë se "në Greqi, fashizmi është një problem i madh se krimi." 
Ballkanweb.com

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.