Moody’s për vendet në krizë: Zgjidhja do kërkojë shumë vjet

Agjencia e vlerësimit të kreditimit, Moody’s vlerëson se reformat e miratuara nga Greqia, Irlanda, Portugalia dhe Spanja kanë ndihmuar për të përmirësuar situatën ekonomike në këto vende, por zgjidhja përfundimtare e problemeve të tyre do të zgjasë shumë vite.
"Zbatimi i një numri të caktuar reformash strukturore në vendet e eurozonës si Greqia, Irlanda, Portugalia dhe Spanja, ka përmirësuar situatën, por ende nuk ka zgjidhur disekuilibrat e jashtëm që u zhvilluan në këto vende para krizës", thotë Moody’s në një deklaratë për shtyp.
"Korrigjimi që ka ardhur nga zbatimi i këtyre reformave, mund të marrë disa vjet,"
top-channel.tv
Add new comment