Sulmohet faqja në internet e gjykatës që dënoi “Pussy Riot”

Hakera të panjohur sulmuan faqen në ueb te gjykatës ruse, e cila dënoi me nga dy vite burg tri anëtaret e rock-bendit “Pussy Riot”.
Në faqën e internetit të gjykatës Kamovniçeski të Moskës, hakerat postuan slogane në mbështetje të “Pussy Riot”, komente të ndryshme dhe një video-klip të këngëtarit homoseksual të Bullgarisë, Azis.
Një zëdhënës i gjykatës konfirmoi sulmin bërë faqes.
Tre anëtarët e grupit “Pussy Riot” u shpallën fajtore të premten e kaluar nën akuzën për huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare pas performancës së tyre në një katedrale ortodokse në Moskë në muajin shkurt.
Ballkanweb.com
Add new comment