Protestë në Durrës, banorët kundër kredive për strehim

Postuar në 11 Tetor, 2012 09:39

Dhjetëra banorë që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve në Durrës kanë protestuar kundër aktit normativ të qeverisë që kërkon lirimin e banesave të tyre nga data 1 nëntor. Banorët kanë protestuar para pallatit të sportit "Ramazan Njala" me pankarta kur kërkohej rrëzimi i aktit normativ dhe strehimi i tyre. Sipas protestuesve, akti normativ është antikushtetues dhe diskriminues, pasi ata jetojnë në shtëpi që shteti ua ka dhënë në të kaluarën.

"Ne jemi mbledhur në këtë tubim për të protestuar kundër aktit normativ, që është një akt diskriminues, antiligjor dhe antikushtetues ndaj një pjese të ndershme të shoqërisë që ka banuar në familjet shtetërore po që të ishin të ish-pronarëve", thotë Vasilika Konduri, anëtare e shoqatës.

Kryetari i shoqatës ka kërkuar që qeveria të presë vendimin e gjykatës kushtetuese për këtë çështje.  "Do i drejtoj  një thirrje bashkëqytetarëve tanë, pronarëve të shtëpive, sot jo pronar. Mos e besoni dhe mos shpresoni tek zbatimi i këtij ligji sepse ai është i parealizueshëm sepse është një ligj barbar.Në asnjë ligj të botës qeveritë nuk nxjerrin të tilla ligje që të dënojnë grupe të veçanta shoqërore", tha Myftar Kurti, kryetar i shoqatës.
 
230 mijë familje në vitin 1992 përfituan shtëpi nga procesi i privatizimit, ndërsa kjo kategori mbeti në shtëpitë e ish-pronarëve dhe në këtë gjendje janë edhe sot pas 20 vitesh. Në qytetin e Durrësit ka rreth 1000 familje  që banojnë prej shumë vitesh në shtëpitë e ish-pronarëve. Pothuaj të gjitha ndërtesat e ish-pronarëve janë në një gjendje të amortizuar, pasi për shkak të paqartësisë së pronësisë nuk është bërë asnjë rikonstruksion i tyre.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.