Zgjedhje në Spanjë, 'test' në rajonin e kryeministrit

Rajonet veriperëndimore të Spanjës, në Galici, mbajnë zgjedhjet lokale të cilat shihen si një test kyc për politikat ekonomike të Qeverisë së Madridit. Partia Popullore e qendrës së djathtë, e kryeministrit Mariano Rajoj ka qeverisur rajonin gjatë 24 viteve. Sondazhet sugjerojnë se Rajoj, vendlindja e të cilit është në Galici, ka humbur mbështetjen në shkallë kombëtare për shkak të masave të ashpra të kursimit të zbatuara nga Qeveria e tij. Mirëpo, një humbje në shtëpi do të ishte e vështirë për të, ndërsa e njëjta pritshmëri është edhe për votën në vendet baske, ku partitë separatiste marrin shumicën e votave. Gjithsesi, edhe me përqindje më të ulët se në zgjedhjet e mëparshme, partia popullore e rajoj sërish kryeson sondazhet, por me diferencë të ngushtë me rivalët.
Spanja ka hyrë në vështirësi të thella ekonomike që nga kriza financiare globale e vitit 2008, e cila shkaktoi rënien e tregut të pronave dhe humbje të mëdha për bankat e saj. Recesioni parashikohet të thellohët dhe qeveritë e 17 rajoneve që përbëjnë Spanjën janë të ngarkuara me borxhe të mëdha. Papunësia arrin në 25 për qind ndërsa protetstat kundër shkurtimeve buxhetore kanë qenë masive. Gjithashtu, Spanja ndodhet nën presion e synon të kërkojë nga Brukseli një paketë ndihme, mirëpo kjo do të vonohet derosa pas zgjedhjeve rajonale. Tashmë, Madridi ka arritur të sigurojë 100 miliardë euro ndihma, në formë huash nga eurozona për bankat e veta. Ndërkaq, në vendet e Baskëve, partia Socialiste në pushtet që nga viti 2009, përballet me konservatorët e partisë së Nacionalistëve baskë, dhe me një koalicion të ri të separatistëve të krahut të majtë.
Albanian Screen
Add new comment