Dhuna në polici, hajdutit të flamujve i ra të fikët

Tre efektiva të Policisë së Komisariatit Nr.2 në Tiranë po hetohen për akuzën e kryerjes së veprimeve arbitrare gjatë shoqërimit dhe mbajtjes në ndalim të dy djemve.
Ngjarja ndodhi më 24 nëntor, pasi dy adoleshentët vodhën dy flamuj kombëtarë të vendosur në hapësirat publike në Tiranë. Skena e dhunës ndaj njërit prej djemve u filmua dhe u shpërnda në internet, ndërsa policët kanë thënë se “nuk e kemi parë kolegun duke rrahur të ndaluarin”.
“Panorama” shkruan sot se Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet në lidhje me kallëzimin penal të ngritur ndaj dy efektivave të Policisë. Ata janë regjistruar edhe në një video, e cila u publikua në internet të nesërmen e ngjarjes, më 25 nëntor 2012.
Sipas kallëzimit që ndodhet tashmë në Prokurori, efektivi I Policisë Rrugore me iniciale A.P ka ndaluar të miturin kur ai po vidhte një flamur. Ky polic e ka dorëzuar djalin tek efektivi tjetër me iniciale K.C., i cili pasi ka marrë të ndaluarin në dorëzim, e ka shoqëruar për në makinën e Policisë, duke e qëlluar me pëllëmbë. Në automjetin e Policisë, dëshmitar i ngjarjes, ka qenë edhe polici me iniciale D.S. gjatë verifikimeve paraprake në lidhje me ngjarjen, si polici rrugor, ashtu edhe dy policët e rendit kanë pohuar se kanë qenë me shërbim, më datë 24 nëntor 2012, rreth orës 14:20 dhe kanë parë dy të rinj që kanë vjedhur flamujt e të vendosur anës Lanës nga Bashkia e Tiranës në kuadrin e zbukurimeve të bëra me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Policët janë vënë në ndjekje të fëmijëve duke kapur njërin prej tyre, me iniciale F.V., 14 vjeç. Sipas hetimit paraprak, shoku i tij kishte ikur me vrap duke hyrë ndërmjet pallateve të lagjes, pranë ish-kinema “Agimi”.
Polici rrugor që ka parë skenën e ngjarjes, me motorin e tij është vënë në ndjekje të djalit që kishte arritur të largohej nga vendi i ngjarjes. Ky polic ka arritur ta kapë të riun në Rr. “Brigada e 8-të”. Personi i larguar ishte shtetasi me iniciale E.K., 15 vjeç, ndërsa pas ndalimit të tij, polici rrugor ka lajmëruar sallën operative, ndërsa aty ka shkuar patrulla e Komisariatit Nr. 2, e cila i ka shoqëruar të dy të miturit për në Komisariat për hetimin e veprimit të kryer, konkretisht vjedhjen e flamujve.
Nderkohe qe sipas policit rruges per ne komisariat njeri nga femijet ka shfaqur probleme me zemren dhe eshte cuar per kontroll te Ushtaraku, femijet kane rrefyer se “Rreth 20 minuta pas qëndrimit në Komisariat, i riu me iniciale F.V. ka dhënë shenja problemesh në zemër dhe, kur punonjësit e Policisë e kanë shoqëruar në tualet për t’u freskuar me ujë, atij i ka rënë të fikët”.
Burimi: http://www.panorama.com.al
Add new comment