Ikin austriakët, Samir Mane merr kromin e Bulqizës dhe fabrikat në Burrel e Elbasan

Biznesmeni i njohur në sektorin e ndërtimit dhe tregtisë me pakicë, Samir Mane, ka zyrtarizuar dje se kompania në zotërim të tij “Balfin”, ka blerë shoqërinë koncensionare të shfrytëzimit të kromit “Albanian Chrome (ACR), e cila operon në minierën e Bulqizës, si dhe ka fabrikat e pasurimit dhe përpunimit të ferro-kromit në Burrel e Elbasan.
Austriakët e DCM-së, të cilët kishin në pronësi koncesionin e minierës dhe fabrikave përmes shoqërisë ACR, prej kohësh deklaronin se njëri variant ishte shitja e aksioneve nisur nga problemet e shumta të shkaktuara në galeritë e minierës dhe skandalit me ministrin Genc Ruli.
Siç shkruhet në gazetën Shqip, lajmi tashmë është i konfirmuar nga Autoriteti i Konkurrencës. “Albanian Chrome” është kompania më e madhe në Shqipëri e shfrytëzimit të kësaj pasurie natyrore dhe ka realizuar një xhiro prej 32 milionë eurosh në vitin 2011 sipas të dhënave të tatimeve, me një rënie të lehtë në bazë vjetore, pasi shënoi një vit të vështirë me aksidente dhe grevat e punonjësve, që çuan në mbylljen e minierës për disa muaj.
TEMA
Add new comment