Fajdet nisin të zëvendësojnë bankat, të japin hua edhe politikanët

Fajdet zëvendësojnë bankat pasi: “Është më kollaj të marr borxh tek miqtë se sa te bankat”, shprehet një një ndërtues.
Sistemi bankar ndjek procedura të forta, nisur nga kushtet e krizës, kurse shteti vonon likuidimin e faturave për privatin. Mungesa e likuiditetit ka detyruar biznesin t’i drejtohet zakonit të vjetër, në epokën kur nuk ekzistonin bankat, raporton Shqip.
Aktualisht në treg gjen hua me fajde, interesi i të cilave është mesatarisht 5 për qind në bazë vjetore.
Nuk ka asgjë të shkruar, pra pa noter apo jurist, thjesht me dëshmitarë apo miq, shkruhet në gazetën Shqip.
Biznesit e nevojiten paratë për të qarkulluar mallin apo për të investuar me shpresën e rritjes së fitimit, por ku bankat dhe shteti nuk u përgjigjen, janë të detyruar për t’iu drejtuar tregut informal.
“Kryesisht marrin hua ata individë që presin të marrin diku tjetër, si p.sh. te qeveria, pasi u detyrohet për punët e papaguara. E kanë të sigurt që qeveria një ditë do t’ua shlyejë faturat dhe ndaj u drejtohen “miqve” për të marrë hua. Një tjetri p.sh., nuk i pret puna, pasi banka e kërcënon se do t’i marrë aktivitetin në rast nuk kthen kredinë në kohë dhe i drejtohet sërish marrjes hua me fajde te një tjetër i njohur”, thotë një ndërtues i rëndësishëm në Tiranë, që punon prej 15 vitesh. Interesi vjetor është 5 për qind, tepër i leverdishëm në raport me sa e japin bankat, me afro 9-12 për qind”, shprehet një biznesmen.
Dhe japin hua me fajde: “Japin hua me fajde ata biznesmenë të cilëve u ka ecur puna për shkak të njohjeve me pushtetin. Qeveria jo të gjithëve u ka mbajtur paratë, një pjesë, ata më të fortët dhe me miq të ngushtë, kanë mundur t’i marrin paratë për punët publike të realizuar. Gjithashtu japin hua edhe persona nga bota e politikës, politikanë që me anë të korrupsionit kanë krijuar të ardhura dhe nuk kanë për momentin se ku t’i çojnë. Te kjo kategori gjen më lehtë hua, për shkak se janë para të përfituara nga korrupsioni dhe nderet, janë pronarë objektesh pa qenë nevoja të investojnë”, thotë një tjetër biznesmen.
TEMA
Add new comment