“21 janari”, Prendi kërkoi nga Basha gjatë të shtënave që të largoheshin trupat e Gardës

Postuar në 07 Shkurt, 2013 02:55

 

Ndërsa pritet që të jepet vendimi për “21 janarin”, gjatë konkluzioneve të dhëna ditën e djeshme nga ana e mbrojtjes, është konfirmuar për herë të parë se kreu i Gardës, Ndrea Prendi, ka folur me ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, gjatë tensionimit të situatës.

Atë të premte Garda e Republikës i kishte kërkuar ministrit të Brendshëm Lulzim Basha që të hiqte efektivët e saj nga kordoni i policies, raporton “Shqiptarja.com”.

Mbrojtësi ligjor i Llupos, avokat Besnik Çerekja, tha në sallën e gjyqit se atë ditë gjenerali Ndrea Prendi dhe kolonel Dashamir Shehi, i kërkuan Bashës i cili ndodhej brenda në Kryeministri që të merrte masa për të kthyer kordonin e policisë jashtë rrethimit të godinës, pasi turma po i vriste.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.