Pas vendimit për 21 janarin nis “lufta” e qeverisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Arvizu - Ambasadori i SHBA në Tiranë ka deklaruar dje pas takimit me kryeprokurorin se nuk ka pasur një ndërhyrje, por një qëndrim në lidhje me hetimin e ngjarjeve të 21 janarit
Halimi - Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka shkuar më tej në përplasjen me SHBA, duke theksuar se edhe janë vrarë persona që janë kacavjerrë në muret e ambasadës
Rama - Lideri i opozitës ka kundërshtuar Halimin, duke deklaruar se “Reagimi i ministrit ndaj ambasadës është shprehje rrëqethëse e ikjes në drejtim të gabuar të qeverisjes”
Gjykata sulmon Uashingtonin. Halimi: Vranë qytetarë në muret e ambasadës
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Bregu - Deklarata e Gjykatës së Tiranës është shpërndarë dje në faqen e saj në “Facebook” nga ministrja e Integrimit dhe njëkohësisht zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu
Ngjashmërisht si në vitin 1996, përsëritet e njëjta skemë. Qeveria përplaset fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Saktësisht në mënyrë të hapur, cinike dhe pa dorashka, establishmenti që drejton Shqipërinë, ka bërë dje tre veprime që në një rast normal do të quheshin incident i pastër diplomatik dhe nëse nuk bëhet fjalë për një aleat strategjik si SHBA që ka marrëdhënie jo thjesht me qeverinë, por me shqiptarët, do të tërhiqeshin ambasadorët. Ditën e djeshme janë ndërmarrë ekzaktësisht tre hapa përplasjeje me Uashingtonin: I pari është ndërmarrë nga Gjykata e Tiranës, e cila në cilësinë e një deklarate të trupit gjykues të çështjes “21 Janari” ka akuzuar ambasadën e SHBA-së se po ndërhyn në punën e brendshme të këtij institucioni. Veprimi i dytë, është ndërmarrë nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka shpërndarë deklaratën e gjykatës që sulmonte SHBA. Veprimi i tretë, ka ardhur nga Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili as më pak e as më shumë, por ka akuzuar ambasadën amerikane se ka ekzekutuar qytetarë shqiptarë që kanë tentuar të hyjnë në territorin e kësaj selie diplomatike. Por qëndrimi i mazhorancës është kundërshtuar fuqishëm nga opozita, në radhë të parë nga kreu i saj, Edi Rama, që ka deklaruar se “qeverisja po ikën në drejtim krejtësisht të gabuar”. Ndërsa nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe, ka deklaruar se Halimi ka probleme me logjikën e tij. Më poshtë po rendisim thuajse të gjithë rrjedhën kronologjike të luftës së Berishës me SHBA-në.
Gjykata
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, dje paradite rreth orës 10.20 vizitoi zyrën e kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili ende nuk e kishte vendosur të apelonte çështjen. Pikërisht në këto momente, shpërndahet një deklaratë për media të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Deklaratë e cila ishte e prerë dhe pa terma të kujdesshëm. Në një paragraf të saj, në lidhje me qëndrimin e një dite më parë të ambasadës së SHBA, ku cilësohej vendimi për shpalljen të pafajshëm të Ndrea Prendit dhe Agim Llupos si “minim i sistemit të drejtësisë”, Gjykata e Tiranës theksoi: “Deklarata e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë është shqetësuese dhe ndërhyn në procesin e rregullt ligjor nëpërmjet komenteve mbi një çështje përpara zbardhjes së vendimit nga trupi gjykues, përpara qëndrimit të prokurorisë mbi hapat e mundshëm dhe përpara mbylljes së procesit të rregullt ligjor lidhur me këtë çështje. Deklarata të tilla mund të jenë paragjykuese ndaj këtij procesi të drejtë, ligjor dhe të paanshëm.
Duke shprehur vendosmërinë dhe angazhimin tonë të plotë për sundimin e ligjit dhe një proces të rregullt, të paanshëm dhe të besueshëm ligjor, bëjmë thirrje për të shmangur çdo qëndrim paragjykues ndaj këtij procesi dhe punës e misionit të gjykatës në përgjithësi”.
Arvizu
Por ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, u është përgjigjur menjëherë qëndrimit të gjykatës, duke lënë të kuptohej se Uashingtoni po replikonte direkt me Tiranën zyrtare. Pas daljes nga zyra e kryeprokurorit Llalla, ambasadori Arvizu, deklaroi: “Ne theksuam rëndësinë e të qenët një hetim i besueshëm. Besueshmëria është koncepti kyç për këtë dhe, në mënyrë që hetimi të ishte i besueshëm, duhet të adresonte disa elemente: kush e organizoi, sjellja e demonstruesve, dhe sjellja e Gardës së Republikës. Ky ka qenë gjithnjë qëndrimi unë dhe nuk ka ndryshuar kurrë. Për sa i përket deklaratës së Gjykatës së Rrethit Tiranë, që sugjeronte se SHBA po ndërhyn në një proces gjyqësor, nuk jam dakord, me gjithë respektin që kam. Kjo akuzë nuk ka bazë. Përfshirja jonë rrjedh drejtpërdrejt nga një kërkesë specifike e Prokurorit të Përgjithshëm dhe kjo kërkesë u mbështet nga qeveria e Shqipërisë. Pika e fundit që dua të vë në dukje është se gjatë takimit tim me Prokurorin e Përgjithshëm, falënderova zyrën e tij dhe prokurorët e tij që kanë punuar fort për ta sjellë këtë çështje para drejtësisë”.
Halimi
Ka qenë ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ai që i ka hedhur “benzinë zjarrit” duke polemizuar me ambasadën amerikane në Tiranë. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, duke folur për “TV Klan”, i ka dhënë përgjigje në mënyrë të tërthortë ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, që u shpreh se ishte i tronditur nga vendimi i Gjykatës së Tiranës për 21 janarin.
“Institucionet nuk forcohen duke i sulmuar, por duke i mbrojtur”, tha Halimi, duke theksuar se i gjithë procesi ka qenë transparent. Por ajo që habit është një krahasim i ministrit të Drejtësisë me një vrasje të ndodhur në ambasadën amerikane disa kohë më parë. “Kur qytetarët kanë arritur të kacavirren në muret e ndonjë ambasade, janë ekzekutuar”, tha Halimi duke iu përgjigjur kështu Arvizusë se edhe ata janë vrasës.
Opozita
Lideri i opozitës, Edi Rama, i është përgjigjur Halimit në “Twitter”: “Reagimi i ministrit të Drejtësisë ndaj ambasadës amerikane shprehje rrëqethëse e ikjes në drejtim të gabuar të qeverisjes! 23 qershor Rilindje”. Ndërsa nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe, shkoi edhe më tej: “Idiot! Territori i një ambasade është territori sovran i një shteti tjetër; bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është territor shqiptar, i lirë dhe i kalueshëm e vend qëndrimi për çdo shqiptar; territori i Kryeministrisë është po i tillë!”.
Ngjarja
Një oficer policie i armatosur bëri luftë për 20 minuta me personelin
E vërteta e incidentit në ambasadën amerikane në gusht të vitit 1998
Ambasada e SHBA-ve ne Tirane
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, nuk ka thënë të vërtetën për incidentin e vitit 1998 në ambasadën amerikane në Tiranë. Ka pasur vetëm një ngjarje tragjike, e cila nuk ka pasur të bëjë thjesht me kacavjerrje në muret e ambasadës, por një sulm të armatosur nga një person, pjesëtar i uniformave blu. Pikërisht në gusht të vitit 1998, një oficer policie hyri në territorin e ambasadës së SHBA në Tiranë, dhe për 20 minuta ka sulmuar me armë duke qëlluar në territorin e ambasadës. Rojet e sigurisë, i kanë bërë thirrje që të ndalojë zjarrin, por kjo nuk ka ndodhur, madje ai vazhdonte të qëllonte në drejtim të tyre. Atëherë rojet e sigurisë kanë qëlluar për ta neutralizuar. Oficeri i policisë është plagosur dhe më pas, personeli i sigurisë i ambasadës, i ka dhënë ndihmën e parë, e kanë shoqëruar në spital, por fatkeqësisht atje ka humbur jetën”. E gjitha kjo ka qenë ngjarja e cituar nga ministri Halimi dhe për të ka pasur një hetim nga organet kompetente. Pra nuk ka pasur një kacavjerrje në muret e ambasadës, por një sulm të armatosur të një personi, i cili arriti të hyjë në territorin e ambasadës së SHBA. Pas këtij incidenti, i cili në fakt rastisi në një periudhë kur SHBA u sulmua egërsisht nga “Al Kaeda”, përkatësisht në ambasadat në Nairobi të Kenias dhe Dar es Salaam të Tanzanisë, përkatësisht më 7 gusht të vitit 1998 ku humbën jetën 223 persona dhe u plagosën 4 mijë të tjerë. Pas këtij sulmi masat e sigurisë në ambasadën amerikane në botë u rritën shumë. Shqipëria ishte një nga vendet e dyshuara për sulme terroriste nga organizatat e shënjestruara nga Departamenti i Shtetit.
BE
Sequi: Vendimi i gjykatës i apelueshëm
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, deklaroi se BE vuri në dukje se vendimi për “21 Janarin” është i apelueshëm dhe se çdo polarizim me këtë çështje duhet shmangur. Sequi përmendi komentin e komisionerit Stefan Fule në “Twitter”, i cili thotë se vendimi i Gjykatës në Tiranë nuk është fundi dhe se procedurat duhet të përmbyllen me një proces gjyqësor të besueshëm, që duhet të tregojë paanshmëri dhe përgjegjësi. Dy ditë më parë, KE nuk e priti mirë vendimin e Gjykatës së Tiranës për çështjen e “21 Janarit”. Në një komunikatë të lëshuar nga zyra për shtyp e komisionerit për zgjerim, Stefan Fule, fillimisht sillet në kujtesë raporti i fundit i progresit, “ku bëhej thirrje për përfundimin e procedurave të këtij rasti nëpërmjet një procesi të besueshëm gjyqësor”.
SHQIP
Add new comment