LSI: Të shqetësuar për radikalizmin e klimës politike. Alternativë për qytetarët, jo retorika boshe

Postuar në 09 Shkurt, 2013 14:26

 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur sot shqetësimin për radikalizimin e klimës politike shqiptare. Zv. Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një dalje publike për mediat ka deklaruar se radikalizimi i klimës politike, shpesh artificiale dhe e panevojshëm, “ka ngarkuar me tensione por edhe me akte të panevojshme jo thjesht dhe vetëm politikën, e cila në disa raste mund t’ia lejojë vetes instrumente të tillë si dhe t’i shpërdorojë instrumente të tillë, por se nga ngarkuar akoma edhe më keq mijëra dhe qindra-mijëra qytetarë pikërisht me tensione të panevojshme dhe njëkohësisht me retorika të ngarkuara politikisht dhe emocionalisht, krejtësisht në mënyrë të panevojshme”.

Sipas Vasilit këto retorika kanë bërë që në mjaft raste momente tepër të rëndësishme, sikurse është axhenda e integrimit dhe arritja e një bashkëpunimi për zgjedhjet e ardhshme, të mbeten në plan të dytë.

“Ne jemi të bindur që momenti të cilin po përjeton Shqipëria, rruga që ajo ka bërë në këto 22 vite pluralizëm, kërkojnë dialog në vend të retorikave, pamfleteve politike dhe gjuhës së egër e të ashpër, kërkon konstruktivitet në vend të destruktivitetit, kërkon njëkohësisht bashkëpunim e tryeza të gjera të dialogut, kërkon përfshirje të shoqërisë civile por edhe të qytetarëve në tërësi dhe nuk kërkon thirrje patetike që nuk të çojnë asgjëkund. Sot, politika është e thirrur që me të gjitha instrumentet që ajo ka të prodhojë zgjidhje të vazhdueshme dhe konkrete për qytetarët.

Dhe fushata e ardhshme zgjedhore kërkon gjithashtu përpunimin e thellë të alternativave të cilat bindin qytetarët për të mirën e këtyre alternativave dhe nuk kërkon gara protagonizmi politik të cilat përveçse ngarkojnë artificialisht situatën nuk japin zgjidhje të asnjë problemi por njëkohësisht rrënojnë dhe besimin e komunitetit ndërkombëtar tek ne, qoftë komunitetit ndërkombëtar politik, komunitetit ndërkombëtar të biznesit por edhe kujtdo në përgjithësi i cili do ta shikonte Shqipërinë si një vend tërheqës, jo vetëm për të bërë investime në këtë vend i cili ka kaq shumë nevojë për to por edhe për ta parë atë si një vend që evropianizohet”, ka thënë Vasili.

LSI bën apel që gjuha racionale, e qetë dhe gjakftohtë, është misioni më i mirë që mund të aplikohet. “Institucionet e të gjitha niveleve, ato të politikës, të ligjit, qeveria, të gjitha agjencitë e tjera që janë në shërbim të qytetarëve, shoqëria civile dhe të gjithë së bashku duhet të jenë në sinkron për çështjet e mëdha që i bashkojnë dhe njëkohësisht duhet të jenë tërësisht të ndara e të baraslarguara nga konfliktualitete të cilat shpërqendrojnë nga objektivat themelorë.

Ndaj në mënyrë përfundimtare ne do të kërkonim dhe kërkojmë që axhenda e integrimit të mos ndryshojë dhe tre ligjet, që janë një kusht për fitimin e statusit të vendit kandidat, të ecin përpara me miratimin e tyre dhe nuk kanë pse të bëhen pengesë për këtë proces jetik të shqiptarëve dhe hapjes së tyre drejt Europës, hapjes drejt Europës të shqiptarit të thjeshtë por edhe të shqiptarit të biznesit i cili ka nevojë për komunikim dhe për këto vlera që globalizimi prodhon. Së dyti gjithçka që do të duhet, të gjitha llojet e kompromiseve politike, të cilat krijojnë dhe mundësojnë mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe realizimin e standardeve që sot, sepse këto standarde nuk mund të realizohen javën e fundit, të vihen në dispozicion të politikës dhe politika të vihet në dispozicion të tyre”, ka thënë Vasili.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.