PS do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ndarjen e mandateve

Postuar në 10 Shkurt, 2013 08:52

 

Partia Socialiste do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ndarjen e mandateve të zgjedhjeve të 23 qershorit.

Ankimi i socialistëve pritet të depozitohet brenda pak ditëve dhe do të mbështetet në dy pretendime: Barazia e përfaqësimit të qytetarëve në zgjedhjet e vitit 2013 dhe shkeljet e kompetencave  të institucioneve të pavarura, siç është KQZ.

Sipas socialistëve, me lëvizjet demografike në Shqipëri, numri i zgjedhësve ka ndryshuar në qarqe të ndryshme, siç konfirmoi dhe informacioni i fundit i Ministrisë së Brendshme.

Në këto kushte, nuk mundet që vota e çdo zgjedhësi të përfaqësohet në proporcion me shpërndarjen e mandateve të deputetëve për çdo qark si në vitin 2009.

Kjo për socialistët përbën shkelje të rëndë kushtetuese, që është neni bazë me të cilin vendi hyn në zgjedhje.

Një tjetër çështje e ankimueshme për socialistët është anashkalimi i KQZ-së si një institucion i pavarur administrativ, nga ana e Kuvendit.

Për grupin e ekspertëve të PS-së, Kuvendi mori kompetencat e KQZ-së në shpërndarjen e mandateve për zgjedhjet e 23 qershorit.

Kështu që sipas gazetës Panorama, një grup ekspertësh në selinë rozë po punon për të përgatitur kërkesën, e cila do të përfshijë të gjitha elementët e antikushtetutshmërisë të vendimit të marrë me votat e shumicës në Kuvend, i cili miratoi shpërndarjen e mandateve të 2009-ës për zgjedhjet e 2013-ës.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.