Vangjel Tavo: Shëndetësia të mos përdoret për fushatë (çfarë mufke!)

Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ka deklaruar për GSH se shëndetësia nuk duhet të përdoret për fushatë nga asnjë palë politike.
Të tilla mufka vetëm një zyrtar i LSI mund të lëshojë. Tani do na dalë edhe Ministri i Arsimit të thotë se mos përdoret arsimi për fushatë. Pastaj edhe Bode, Olldashi e me radhë.
“Për shëndetësinë duhet të ketë një pakt të të gjitha forcave politike, që ta konsiderojnë dhe ta trajtojnë shëndetësinë si prioritet. Kështu që do të ishte gabim që një fushë, e cila bën maksimumin , ose njerëzit që shërbejnë bëjnë maksimumin për t’iu shërbyer qytetarëve shqiptarë, të denigrohet nga politikanë,” tha Tavo.
Sipas Tavos, Rama premton, por nuk sqaron se si do ta bëjë shëndetësinë.
“Kjo tregon paaftësinë e tij kur thotë “do ta bëjmë”, por nuk na jep asnjë argument se si do të arrijë t’i realizojë këto që thotë. Prandaj e thashë që në fillim që deklaratat e z. Rama vijnë si rezultat Iimosnjohjes së shëndetësisë”.
TEMA
Add new comment