Benedikti XVI do të lërë Papatin ën 28 shkurt, lajmi shokon botën e krishterë

Postuar në 11 Shkurt, 2013 07:38

 

Papa Benedikti XVI do të dorëhiqet nga Papati në 28 shkurt. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ati i Shenjtë, i cili ka paralajmëruar vendimin e tij gjatë një ceremonie për shenjtërimin e martirëve të Otrantos. Papa ka thënë në latinisht se e mori vendimin pas një meditimi të gjatë dhe për të mirën e Kishës.

“Ingravescentem aetatem”- mosha e thyer, ka qenë një ndër arsyet e parashtruar nga Papa për të justifikuar dorëheqjen e tij. Ati i shenjtë ka shpjeguar se megjithëse është i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij vendimi, me vullnet të lirë, ka vendosur të dorëhiqet nga Papati, detyrë që iu caktua në 19 prill të vitit 2005.

“Të dashur vëllezës, ju falënderoj me gjithë zemër për gjithë dashurinë dhe punën që keni bërë për të mbajtur bashkë me mua peshën e detyrës sime, kërkoj falje për gjithë defektet e mia”, – ka thënë Benedikti XVI.

Reagimet  

Vendimi i Papës për të dhënë dorëheqjen ka ngjallur mjaft reagime brenda pak sekondash. “Një rrufe në qiell të pastër”: kështu e ka komentuar vendimin, dekani i kolegjit të kardinalëve, kardinal Angelo Sodano. Ai ka pohuar se vendimi ka qenë i papritur për të gjithë. Ndërkohë zëdhënësi i qeverisë gjermane ka komentuar pas vendimit se: “Qeveria gjermane reagon me emocione dhe shqetësim”.

Papa i fundit që ka dhënë dorëheqjen ka qenë Papa Gregori II në vitin 1451. Joseph Ratzinger i lindur më 16 Prill 1927, u zgjodh papë nga koklava më 19 Prill 2005, pas vdekjes së Papa Gjon Pali II.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.