Elbasan, Meta: Bashkëpunimi, rruga drejt BE

Postuar në 18 Shkurt, 2013 08:12

 

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta nga Elbasani përsëriti edhe njëherë mesazhin e për bashkëpunim, me qëllim afrimin Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Meta ishte i pranishëm në një takim me qytetarët e Elbasanit, ndërsa tha se LSI është e gatshme të bëjë aleancë me të gjithë ata që hapin vende të reja pune, me të gjithë ata që duan që Shqipëria të ecë në rrugën e integrimit.

“Ka vetëm një rrugë për të ecur drejt integrimit, është bashkëpunimi. Domosdoshmëria e bashkëpunimit  imponohet nga dashuria për qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. Bashkëpunim që Shqipëria të marrë statusin që meriton dhe të mos bllokohen projekte të cila do të hapin vende të reja të punës.”- tha Meta.

Retorikën nacionaliste të kohëve të fundit, Meta i cilësoi boshe, ndërsa shtoi, se patriotizmi më i mirë nuk është të merremi me të kaluarën, por shërbimi më i mirë është të punojnë realisht dhe konkretisht për integrimin e vërtetë të Shqipërisë, pasi sipas tij,

vetëm kjo rrugë e lartëson dinjitetin e shqiptarëve, edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë dhe kudo ku janë.

Meta tha se Shqipëria duhet të jetë një shembull pozitiv për të gjithë rajonin

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.