Zgjedhjet, Berisha mbledh grupet e punës për Tiranën

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot krerët e grupeve të punës për Tiranën për zgjedhjet e 2013-tës.
Mbledhja me dyer të mbyllura po mbahet në selinë e Partisë Demokratike.
Në fillim të këtij muaji, Berisha ka mbajtur një takim me kryetarët e Grupeve të Punës për Qarqet, kryetarët e Grup – Seksioneve të Tiranës dhe deputetë të Tiranës në selinë e Partisë Demokratike.
Në fund të këtij takimi kryeministri shprehej se ishte një takim ku u diskutuan apekte teknike organizimi, për zgjedhjet e 23 qershorit, me theks të veçantë për Tiranën.
PANORAMA
Add new comment