Islami: Vë bast që PS nuk i merr dot 72 deputetë. FRD dhe AK nuk do marrin asnjë mandat

Postuar në 20 Shkurt, 2013 08:11

 

Kastriot Islami ka vijuar me analizat e tij se PS nuk mund të vijë në pushtet në asnjë mënyrë gjatë zgjedhjeve të 2013-s. Sipas tij, PS nuk mund të fitojë zgjedhjet, çfarëdo koalicion që të bëjë, duke përfshirë në të edhe LSI-në madje. Ai ndërkohë ka vënë bast se PS nuk mund të marrë 72 mandate, ashtu siç pretendojnë socialistët.

Do përgjigjem në mënyrë profesionale dhe politikisht. Politikisht do të thoja që është e pamundur dhe jam gati të vë bast për këtë. Nuk ka mundësi që asnjë nga dy forcat të marrë 72 mandate, të paktën në analizën e situatës dhe shifrat që bëj unë. Profesionalisht do thoja që sondazhet e brendshme në përgjithësi nuk bëhen publike. Mbahen për punë të brendshme. Në këtë fazë që është PS, por edhe PD, edhe Berisha bëri një deklarim, janë në fazën ku kërkojnë të motivojnë ekipet elektorale. Unë kam përshtypjen që kjo është më tepër në kuadrin e motivimit të  ekipeve organizatore elektorale. Unë nuk i besoj këto sondazhe. Nuk besoj që ka sondazhe të besueshme, për të bërë analizë dhe për të thënë mendime. Situata për mua vazhdon të jetë e balancuar në të gjitha aspektet. PS ka humbur një aleat shumë të rëndësishëm me 18 mijë vota të cilat nuk janë pak në këtë situatë, sic ishte PBDNJ. Kurse PD ka fituar dy aleatë të rëndësishëm që janë LZHK dhe PDK”, tha Islami në emisionin “Tonight”.

Ndërkohë, duke folur për dy partitë e reja, FRD e Bamir Topit dhe AK e Kreshnik Spahiut, ai ka thënë se ato nuk do të marrin asnjë mandat deputeti, nëse dalin të vetme në zgjedhje.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.