Drejtoresha e re e BB-së takim me Berishën: Kujdesuni për ekuilibrat makro-ekonomikë

Postuar në 24 Shkurt, 2013 04:14

Kryeministri Berisha ka pritur sot në një takim Drejtoreshën e re të Bankës Botërore dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore, Znj. Ellen Goldstein,  e cila shoqërohej nga Drejtoresha e Bankës Botërore në Shqipëri znj. Kseniya Lvovsky. Gjatë takimit, zonja Goldstein i shprehu Kryeministrit Berisha kënaqësinë e madhe se kishte konstatuar që partneriteti i qeverisë shqiptare me Bankën Botërore është mishëruar në shumë projekte të dukshme infrastrukture, konsulence dhe asistence.

Ajo i ka tërhequr vëmendjen Kryeministrit Berisha të tregohet kujdes në ekuilibrat makro-ekonomikë. “Ekonomia shqiptare ecën më shpejt dhe më mirë se ekonomitë e tjera, por ajo nuk mund t’i shpëtojë efekteve të kësaj krize të gjatë, ndaj, në këtë kuadër, kujdesi për ekuilibrat makro ekonomik, është gjithmonë i domosdoshëm”, tha Goldstein duke e garantuar se Banka Botërore do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe financojë projekte që konsiderohen prioritare për qeverinë shqiptare dhe ekonominë reale.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha theksoi se dialogu me Bankën Botërore ka qenë, është dhe do të jetë i vazhdueshëm, bazuar në marrëdhënie të hapura, në vullnet të mirë dhe besim. Berisha shprehu besimin se, së shpejti,  dy projektet madhore, ai i kaskadës së Devollit, të kompanive Statkraft dhe EVN dhe realizmi i projekti TAP, do të kontribuojnë në rritjen e punësimit dhe në mbështetjen e rritjes ekonomike.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.