Vrasja në autobus, policia identifikon autorin

Postuar në 24 Shkurt, 2013 13:34

 

Policia e Tiranës tha sot se është identifikuar autori i vrasjes së 22-vjeçarit Sajmir Çerpja një natë më parë në autobusin e linjës Qendër-Uzina e Autotraktorëve në Tiranë.

Ai është shtetasi, Artur Ali Zeqiri dhe policia ka nisur punën për kapjen e tij.

Më herët policia arrestoi bashkautorin e kirmit, shtetasin Ilir Drita, 32 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në rrugën e fundit që po kryente autobusi, i cili ka qenë i tejmbushur me rreth 150 persona.

Viktima e krimit është identifikuar mbrëmë si shtetasi Sajmir Çerpja, 22 vjeç, banues në Tiranë, i punësuar si kamarier në një lokal. Ai u qëllua dy herë me thikë ndërsa njëra nga goditjet e preku në zemër.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.