Qumështi kancerogjen, testohen dy kompani

Rajon, tërhiqen sasitë me alfatoksinë. Në Shqipëri vijon shitja. Bujqësia: Presim analizat
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Alfatoksina - Ekspozimi i gjatë ndaj alfatoksinës mund të shkaktojë tumor të mëlçisë, hemorragji, ënjtje, probleme në tretje, probleme në metabolizmin e organizmit, probleme mendore e deri në gjendje kome
ARD KOLA
Autoritetet shqiptare presin të marrin sot rezultatet e analizave të qumështit të dyshuar me alfatoksinë, lloj lëngu me përmbajtje kancerogjene. Alarmi erdhi nga Kosova, ku institucionet atje urdhëruan bllokimin e qumështit për pesë kompani, dy prej të cilave shqiptare, “Primalat” dhe “Fast”. Këto dy shoqëri, përveç eksportit, tregtojnë edhe në vendin tonë, ndërsa drejtuesit e tyre kundërshtojnë me forcë analizat e Agjencisë Kosovare të Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV). Sipas tyre, standardet e fabrikave të qumështit janë të larta dhe nxjerrja në treg e litrave bëhet pas kryerjes së analizave.
Reagimi
Të shtunën pasdite, mediat kosovare nxorën lajmin, sipas informacioneve zyrtare të AUV-së, se janë bllokuar sasitë e qumështit të tregtuara nga pesë kompani, ku mes tyre janë “Dukat” (Serbi), “Meggle” (Bosnja) dhe “Zott” (Bosnja), kompani të Rajonit Mali i Zi, Kosovë, Kroaci, Bosnjë dhe Serbi. Analizat nxirrnin në pah se qumështi i këtyre shoqërive eksportuese përmbante alfatoksinë. Pas marrjes së informacionit nga mediat, kanë reaguar autoritetet shqiptare, në fillim Ministria e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, si dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU).
Të dyja institucionet janë kontaktuar nga gazeta “Shqip” dhe konfirmojnë faktin se kanë nisur analizat e testimit për qumështin e dy kompanive shqiptare, “Primalat” dhe “Fast”, përgjigjet e të cilave priten të merren sot, maksimumi të nesërmen.
Sakaq, në tregjet e rajonit, sikurse raportojnë agjencitë e lajmeve në Ballkan, kanë nisur të zbrazen raftet e dyqaneve me qumështin e kontaminuar. Aksioni është përqendruar kryesisht në Serbi, ku nga 35 mostra, 29 rezultojnë pozitiv me helmin, po ashtu edhe në Malin e Zi, autoritetet kanë urdhëruar tërheqjen nga tregu të mijëra litrave qumësht. Në vendin tonë, përveç panikut të konsumatorit, nuk ka ende një urdhër të tillë, në pritje të përgjigjeve të analizave nga institutet përkatëse.
Spekulimet
Kompanitë shqiptare ngrenë dyshimet se autoritetet kosovare po ndërmarrin veprime të tilla, vetëm për çështje të konkurrencës. Të dyja shoqëritë nuk pranojnë që produkti i tyre të ketë alfatoksinë. Nga ana tjetër, pala shqiptare nuk e ka marrë pozitivisht faktin se zyrtarët e Kosovës kanë njoftuar më parë mediat e tyre sesa të dërgonin në Tiranë shkresën me rezultatet e analizave. Ministria dhe AKU u shprehën për gazetën se kontakti me AUV-në e Kosovës ka qenë i vështirë. Nuk mund të thuhet për momentin nëse ka komplot ndaj kompanive eksportuese në Kosovë, në mbrojtje të produkteve vendase, por fakti është se analizat nxjerrin me probleme vetëm markat e huaja.
Ndërkohë, gjatë kësaj jave, pas njoftimeve zyrtare nga autoritetet homologe në rajon janë marrë mostra të qumështit “Dukat” dhe shumë shpejt pritet që të përfundojnë analizat në laboratorët e specializuar të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, bën me dije se AKU ka bërë kontrolle periodike apo dhe të befasishme te prodhuesit dhe importuesit e qumështit, të cilët u nënshtrohen analizave dhe në kontrollet e bëra në të shkuarën nuk ka rezultuar përmbajtja e alfatoksinës. Çdo produkt që del nga njësitë e prodhimit në treg, apo hyn në Shqipëri nga subjekte importuese, shoqërohet me certifikatat e nevojshme veterinare.
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Tregu
1.2 milionë tonë, eksporti, +120%
Gjatë muajve janar-nëntorit të 2012-s, janë eksportuar drejt vendeve të ndryshme rreth 353 tonë, me një rritje prej mbi 120 për qind krahasuar me vitin 2011. Sipas operatorëve, shteti që po rrit ndjeshëm eksportet e qumështit shqiptar është Kosova. Sipas “Monitor.al”, kosovarët kanë një kulturë të ndryshme në konsumimin e qumështit krahasuar me banorët e Shqipërisë. Në Kosovë, ato që shiten më shumë janë pikërisht formatet e mëdha, ku paketohen disa kuti qumështi. Nga ana tjetër, kosovarët kanë një kulturë të hershme të qumështit UHT, si pasojë e hapjes së këtij tregu ndaj Europës shumë vite para Shqipërisë. Nëse te ne, vetëm 25-30% e konsumatorëve pinë qumësht UHT, në Kosovë ky raport është disa herë më i lartë, arrin në 80-90%. Sakaq, mesatarisht në vit prodhojmë rreth 1.1-1.2 milionë tonë qumësht, kurse linjat e përpunimit, fabrikat janë dyfishuar, thotë Ministria e Bujqësisë.
SHQIP
Add new comment