Arratisja nga burgu, identifikohet shqiptari

Postuar në 25 Shkurt, 2013 12:50

 

GREQI- Lorenz Lezi ka qenë shqiptari i cili u përfshi një ditë më parë në aksionin me helikopter për të  arratisur nga burgu i Trikalas, në Greqi, nje te denuar me burgim te perjetshem.

Panajotis Vlastos, një i dënuar me burgim të përjetshëm tentoi të arratisej një ditë më parë me helikopter, i ndihmuar nga miqtë e tij, të cilët kishin marrë peng një helikopter. Policia arriti që të ndërhynte në kohë, duke bërë të mundur edhe dështimin e pengmarrjes.

Mësohet se shqiptari vuan denimin per trafik droge ne kete burg, por ai ishte i lire pasi kishte shkelur me 5 ditë lejen e dhënë nga autoritete e burgut.

Në kërkim janë edhe dy gra bashkëpunëtore, ende të paidentifikuara. Mediat greke kanë publikuar sot edhe një video amatore, e cila eshte marrë nga banorët e zonës në afërsi të burgut.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.