Referendumi për statusin, Berisha: Ta dorëzojmë në KQZ

TIRANË Pak kohë më parë, kryeministri Sali Berisha kërkoi mendimin e bashkëbiseduesve të tij në Facebook për mundësinë e zhvillimit të një referendumi pas zgjedhjeve për miratimin e tri akteve që kërkon Brukseli me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat. Por dje, në mënyrë të beftë Kryeministri iu kthye sërish kësaj çështjeje duke i kërkuar kryetarit të komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, që të formulojë tekst-kërkesën me qëllim që të fillojë procesi i referendumit.”…Po ju drejtohem juve, zoti Rusmali, si kryetar i komisionit parlamentar të Kushtetutës dhe Ligjeve, ju lutem të formuloni tekst-kërkesën, që këto ligje të shkojnë në proces referendumi. Ky vendim është plebishitar, pasi janë qindra e mijëra të rinj, qytetarë, që kanë shprehur mendime pozitive dhe, në të gjitha bisedat e bëra kërkohet që të mos ketë më bllokim. Duhet ta dorëzoni këtë kërkesë sa më shpejt në KQZ, në mënyrë që Presidenti i Republikës të ketë mundësinë gjatë muajit mars për ta shqyrtuar dhe për të dhënë verdiktin e tij për këtë akt madhor në historinë e integrimit të vendit…”, – tha dje Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Ideja e Kryeministrit për referendum lidhet me pamundësinë, sipas tij, të miratimit të tri akteve në Kuvend për shkak të mosnjohjes së zgjedhjeve të ardhshme nga kryetari i PS-së, Edi Rama. “…Zoti Rama ka një frikë të madhe nga vota, ka një frikë të paimagjinueshme, ndaj dhe po përgatit vjeshtën e tij, që në fakt do të jetë dimri më i thellë që ai ka përjetuar. Ju e keni dëgjuar teksa ai thotë “Perëndimi nuk kërkon njohje rezultati”. Me këtë, zoti Rama veçse i thotë Perëndimit se nuk do të njohë rezultatin. Unë jam këtu për t’i thënë njëmijë herë; bëj ç’të duash dhe kurrë mos e njih këtë rezultat! Zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme dhe ti, në mënyrën më absolute, do të anashkalohesh nëpërmjet referendumeve dhe nuk do të kesh më kurrë tagër të bllokosh procesin e integrimit”, – tha ai.
MAPO
Comments
Ore kam thene e po e
<p>Ore kam thene e po e them;Sali Berisha nuk largohet nga pushteti pa gjak.Populli duhet te pregatitet per dite te zeza.</p>
Add new comment