Lehtësi biznesit, ulet tarifa e kontrollit periodik

Postuar në 27 Shkurt, 2013 14:16

 

TIRANE- Kontroll periodik nje here ne dy vjet dhe ulje te tarifes per kontrollin, nga 9 ne 4 mije leke. Kryeministri Berisha firmosi sot vendimin e qeverise se dates 13 shkurt, per nje sere lehtesirash ne drejtim te biznesit.

Vendimi, Për një ndryshim në vendimin nr.781, datë  14.11.2007, “Për karakteristikat teknike funksionale të pajisjeve fiskale, sistemit të integruar te kompjuterizuar për transferimet  periodike automatike të deklarimeve  financiare, sistemi i komunikimit, proçedurën dhe dokumentacionin për miratimin e tyre dhe për kriteret për pajisje me autorizim për shoqëritë e autorizuara për ofrimin e pajisjeve fiskale”,  sjell ndryshime të rëndësishme në favor të biznesit, të cilat synojnë lehtësimin e mëtejshëm të tij, si dhe uljen e kostove financiare si për kompanitë private të biznesit dhe njëkohësisht dhe për shoqëritë e autorizuara.

“Tashmë, shoqëritë e autorizuara do të kryejnë kontrollin një herë në 24 muaj. Ky kontroll është ulur progresivisht, nga 1 herë në 6 muaj, më pas një herë në vit dhe tani një herë në 2 vjet”- thuhet ne vendim.

Sipas tij, tarifa e paguar për kontrollin periodik, do të zbresë në 4 mijë lekë, nga mbi 9 mijë lekë që ishte  e mëparshmja, duke përfshirë në këtë cmim edhe koston e transmetimit, e cila deri më sot ishte shpenzim suplementar mbi këtë shifër.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.