Fotot, opozita: Të ikë kupola. Noka: Të presim drejtësinë

Postuar në 28 Shkurt, 2013 09:18

Opozita në Parlament e ka konsideruar të pamjaftueshëm dorëheqjen nga hetimi të krerëve të policisë, që nga foto e publikuar një ditë më parë rezultojnë në krah të të dyshuarit kryesor për vrasjen e komisar Dritan Lamaj. 

Saimir Tahiri, deputet socialist, kërkoi dorëheqjen edhe të ministrit të Brendshem Flamur Noka, për atë që Partia Socialiste e konsideron skandalin e madh te kupolës së policisë, sipas saj, të inkriminuar.

"A kishte dijeni Kryeministri për atë që ndodhi me lëvizjen e komisar Lamajt nga komisariati numër 6? A do të çoheni këtu zoti ministër të thoni çfarë dinit për këtë situatë dhe kujt i mjafton që dalin këta katër zotërinj dhe thonë se:'Heqim 

O shqiptarë që ende shkoni symbyllaz si tifozë besnikë ndaj partisë në pushtet, hapni sytë se kjo nuk është lojë me top futbolli ditën e diel, po një lojë me jetën që po bëhet përditë dhe më e pasigurt për të gjithë pa dallim

Edi Rama
Kryetar i Partise Socialiste

dorë nga hetimi'? Kush beson që Agron Kuliçaj nuk mban në dorë hetimet? Kush beson që po jepka dorëheqjen nga hetimet dhe nuk do të imponojë hetimet? Je ministri i parë që po varros kaq shumë komisarë dhe ministri i vetëm mediokër nga koka te këmbët në luftën kundër krimit. Jepni dorëheqjen, çoni këta katër persona para drejtësisë. Të hetohen për vrasjen e komisar Dritan Lamajt", tha Tahiri. 

Por menjëherë pas tij reagoi ministri i Brendshëm Noka, duke kunderakuzuar opoziten per lidhje me te dyshuarin per vrasjen e komisarit, ndersa tha se ai ka urdheruar hetimin per lidhjet e krereve te policise me Arben Frrokun, te ndaluarin e policise per kete ngjarje te rende.

"Sa herë ke shkelur, ke ngrënë dhe ke pirë në lokalin e të dyshuarit për vrasje? Në cilësinë e ministrit të Brendshëm, ju garantoj se kam urdhëruar të hapet një hetim i gjerë për të gjitha lidhjet e të dyshuarit për vrasje, qoftë me të gjithë ata që janë në foto, qoftë edhe me gjithë të tjerët", tha Noka.

Ndersa deputeti socialist Taulant Balla tha se ngjarja implikon edhe politikën dhe drejtuesit e mazhorancës. 
Balla kërkoi që Parlamenti të mbante dy minuta heshtje për vrasjen për shkak të detyrës të drejtuesit të policisë Dritan Lamaj, por kjo ka shkaktuar replikën e kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Taulant Balla: Ti ke frikë nga Agron Kuliçaj zoti ministër i Brendshëm. Ti po fshihesh dhe nuk del të thuash përse nuk i shkarkon këta katër barkderra!

Jozefina Topalli: Unë dëshiroj ta marr si ndjesë nga zotëria që flet dhe nga kryetari i grupit, që në 2005 e kanë masakruar me konferenca shtypi këtë komisar që sot nuk jeton më dhe për të cilin ne shprehim dhimbjen më të madhe. Nuk keni lënë konferencë shtypi pa sulmuar atë komisar, për të cilin ne sot përulemi. 

Berisha: Policia zbardhi menjëhere vrasjen

Kryeministri Sali Berisha shmangu komentet direkte për fotografitë ku disa nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit shfaqen me Arben Frrokun, i dyshuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.  

Ajo që bëri Kryeministri ishte mbrojtja e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme në kryerjen e detyrës së tyre pas arrestimit të menjëhershëm tek të dyshuarit për vrasje. 

"Për rënien në detyrë të komisarit Dritan Lamaj kam shprehur të gjithë vlerësimin dhe konsideratën time. Një gjë është e sigurtë që policia iu përgjigj flakë për flakë dhe më shpejt se kurrë identifikimit të autorëve të këtij krimi të shëmtuar. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme ka të gjitha mekanizmat për të zbardhur çdo të vërtetë rreth këtij krimi. Ata po punojnë dhe unë kam besim të plotë.E theksoj se Ministria e Brendshme ka të gjitha potencialet për të zbardhur çdo element rreth vrasjes në krye të detyrës të komisarit Dritan Lamaj", tha Berisha. 

Keto komente kryeministri Berisha i beri pas homazheve, ku u nderuan ish-punonjësit e Shërbimit Informativ Kombetar, Besnik Hidri dhe Leke Cokaj, të rënë në krye të detyrës ne shkurt te vitit 1997, në Vlorë, në mbrojtje të Institucioneve shtetërore. Ish punonjesit e SHIK-ut u shpallen deshmore ne vitin 2006, ndersa Presidenti i Republikes u ka akorduar medaljen e Shqiponjes se Arte. Perpara homazheve, Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim, larg vemendjes se kamerave edhe me presidentin Bujar Nishani, por nuk ka asnje koment zyrtar rreth çeshtjeve te diskutuara mes tyre.  

Rama: Kupola e policisë, strehë e krimit

Përmes një deklarate për shyp, Edi Rama ka akuzuar fort kupolën drejtuese të Policisë, për lidhje me krimin, duke marrë shkas nga publikimi i fotos së krerëve të rendit me të akuzuarin për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. 

Rama deklaroi se eshte pikerisht inkriminimi i drejtuesve qe ka rritur shifrat e krimit dhe ka bere jeten e qytetareve te pasigurt.

Pjese nga deklarata e Rames

"Historia e fotografisë së djeshme është rrënqethëse. Jo vetë fotografia, që mund të ishte krejt e rastësishme si shumë fotografi në këtë botë. Por historia që pasoi me alibinë e turpshme të zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë e me radhë të të tjerëve, është një kulmim i degjenerimit të shtetit ku realisht nuk gjenden më fjalë.

E pra, alibia e djeshme e Kuliçit famëkeq dhe deklarata e mëpastajme e Burgajt hileqarjanë mishërimi i tradhtisë ndaj Policisë së Shtetit.

ndërsa heshtja e Ministrit të Brendshëm është kapaku i një historie që duhet të vazhdojë me dorëheqjen e të treve minimalisht. Edhe të ministrit, edhe të drejtorit të përgjithshëm, edhe të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm.

Kjo trio është mallkimi i sotëm i Policisë së Shtetit. Kjo trio është fytyra e tradhtisë së përditshme që i bëhet Policisë së Shtetit. Kjo trio është dora e rrënimit të vazhdueshëm të Policisë së Shtetit. Kjo trio është truri i korrupsionit dhe i kontrabandës që e ka kalbur krejt Policinë e Shtetit. Kjo trio është veshi që merr fjalë nga krimi dhe goja që i çon fjalë krimit. Sigurisht që nuk kam asnjë iluzion dhe nuk duhet të ketë asnjë iluzion: kjo tradhti rrënuese ka bekimin dhe dijeninë e kryeministrit, i cili pasi u vra komisari bëri një deklaratë për teknologjinë 3G! Ndërsa sot priteni me siguri të akuzojë opozitën për kushedi se çfarë të zezash.

Ja pse komisarët këputen rrugëve nga plumbat e krimit dhe asgjë nuk ndryshon. Jeta vazhdon njësoj si më parë, deri në vrasjen e komisarit të radhës.

Ja pse sot është dita për të thënë: O shqiptarë që ende shkoni symbyllaz si tifozë besnikë ndaj partisë në pushtet, hapni sytë se kjo nuk është lojë me top futbolli ditën e diel, po një lojë me jetën që po bëhet përditë dhe më e pasigurt për të gjithë pa dallim, kudo, në çdo pjesë të territorit. Sepse partia në pushtet ka tradhtuar, jo ju që i shkoni pas symbyllaz, por ka tradhtuar dhe vetveten. Dhe qeveria flet përditë për ju, po bën çdo orë dhe minutë vetëm punën e vet".
   

Noka: Fotot nuk cënojnë hetimin

Pas publikimit të fotove ku biznesmeni Arben Frroku, i dyshuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, shfaqet i ulur në tryezë me kupolën e Policisë së Shtetit, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Flamur Noka. Sipas tij, fotot nuk përbëjnë problem për hetimet dhe paralajmëroi se shumë shpejt do të dalin detaje të reja që do të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjes.

“Hetimet po shkojnë shumë mirë. Çdo insinuatë për foton nuk krijon problem për hetimet. Dua që të fokusohemi tek ngjarja. Sa i përket lidhjeve të zotit Frroku me politikën do i bëjmë shpejt gjërat me dije që do ndryshojë orientim rrjedhën ngjarjes”, tha Noka pas zhvillimit të homazheve në  Qendrën Kulturore të Ushtrisë, për dëshmorët e Atdheut Besnik Hidri dhe Leka Qokaj, dy ish-oficerët e SHIK që ranë në krye të detyrës, për mbrojtjen e institucioneve shtetëror, në Vlorë. 

  

Vrasja e Lamajt


Burgaj: Nuk kompromentohet hetimi 
Kupola e policisë, gosti me Frrokun 
Gjykata, burg pa afat vëllezërve Jaku 

 

 

 

 

TOP CHANNEL

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.