Kuvend, mazhoranca kalon referendumin

Në fund të seancës maratonë të ditës së hënë, mazhoranca propozoi hedhjen për votim të 3 ligjeve që përfshihen ndër kushtet e Bashkimit Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Propozimi i mazhorancës, që mbërriti pas votimit të dy marrëveshjeve, atë për shitjen e katër HEC-eve dhe tjetrën për licencën e lotarisë kombëtare, shkaktoi debate të ashpra në parlament mes kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeministrit Berisha dhe deputetëve socialistë.
“Tre sekonda sot, shmangim referendumin dhe marrim statusin e vendit kandidat”, tha zonja Topalli.
Më pas fjalën e mori kryeministri Berisha. Edhe ai ftoi Partinë Socialiste të votojë
ReferendumiMajko: Referendumi, një lojë politikePS: Në shtator paketa për drejtësinëHysi: Në referendum paketa e PS
3 ligjet për të shmangur referendumin.
“Nëse kërkoni kohë për të reflektuar, referendumi bëhet i paqenë nëse ju votoni, ndryshe sovrani do të flasë. Unë ju ftoj në mënyrën më të sinqertë, urdhëroni të votojmë ligjet, por të drejtën e qytetarit për t’u shprehur për cështje të rëndësishme nuk mund t’i mohohet. Ju ftojmë të biem në ujdi të votojmë 3 ligjet. Unë jam i sinqertë dhe i hapur. Ju qëkur filluat të ktheheni mbrapa adoptuat këto qendrime. Ngrihuni të votojmë këto 3 ligje dhe të bëjmë historinë në këtë parlament”, deklaroi Berisha.
Më pas kryeministri kërkoi pushim për t’u takuar kryetarët e grupeve parlamentare. Ky takim dështoi, ndërsa seanca më pas vazhdoi pa praninë e opozitës që braktisi sallën para se të propozoheshin për votim 3 ligjet. Në mungesë të opozitës, mazhoranca miratoi me 73 vota pro kërkesën për zhvillimin e një referendumi për miratimin e tre ligjeve.
Më herët, deputeti socialist dhe ish-kryeministri Pandeli Majko deklaroi për Top Channel se referendumi është një lojë politike kundër së cilës është shprehur edhe Bashkimi Europian. Për zotin Majko nuk është problem miratimi i ligjeve, por një handikap i madh nga ana e mazhorancës për respektimin e tyre që nisi me qarkun e Fierit.
“Është një referendum që është shprehur kundër edhe BE. Në Shqipëri referendumi i vetëm është 23 qershori. Do të ishim vendi i parë në botë që do të bënim referendum për rregulloren e parlamentit. Kemi një handikap që ka nisur me Qarkun e Fierit dhe nëse do kishte. Referendumi është i fundit kur ka vendime për cështje kombëtare të rëndësishme dhe ky propozim e degjeneron nivelin e referendumit. Për këtë janë shprehur mjaft qartë edhe BE dhe për më tepër nuk mund të zhvillohet para zgjedhjeve”, deklaroi deputeti Majko.
Majko e quajti të pakuptimtë referendumin. “Ky është referendumi i dytë i PD që ka kërkuar në historinë e saj. Në të parin dështoi dhe Shqipëria dështoi të kishte kushtetutën e parë pas rënies së komunizmit. Mendoj se po përsëritet historia”, tha deputeti socialist.
Kërkesa për referendum për cështjen e 3 ligjeve është dorëzuar në kryesinë e Kuvendit nga deputetët e mazhorancës që e firmosën atë
Miratohet privatizimi i HEC-eve dhe lotaria kombëtare
Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës marrëveshjen për shitjen e katër HEC-eve si dhe atë të licencës për lotarinë kombëtare, që të dyja marrëveshje të kundërshtuara fort nga Partia Socialiste.
Sipas marrëveshjes së kaluar në parlament hidrocentralet Bistrica 1 dhe 2, si dhe hidrocentralet në Ulëz dhe Shkopet privatizohen për llogari të kompanisë “Kurum” për shifrën prej 109 milion eurove. Marrëveshja u kundërshtuar nga opozita që akuzoi mazhorancën se po fal pasuritë e vendit.
Në Kuvend u kalua edhe ligji për mediat audiovizive.
TOP CHANNEL
Add new comment