Poni: Pastrim i listave nga dublikimet

Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni, në një deklaratë për mediat për listat e zgjedhësve njoftoi se më 12 dhjetor Drejtoria e Gjendjes Civile ka shpërndarë listat e zgjedhësve.
"Zyrat e Gjendjes Civile po punojnë për minimizimin e personave me adresë të pasaktë. Kemi kërkuar të zbatohet në mënyrë rigoroze numri i zgjedhësve për qendër votimi", u shpreh Poni.
Sipas zëvendësministrit po punohet për uljen e numrit të zgjedhësve që figurojnë në lista pa adresë banimi.
"Janë pastruar nga listat e zgjedhësve 1122 dublikime të verifikuara dhe po punohet për verifikimin e 4800 rekordeve që dyshohen si dublikime.
TOP CHANNEL
Add new comment