Gazsjellësi, ekspertët: Nabucco West ka avantazhe

Pas disa muajsh pritet të merret vendimi për rrugën përmes së cilës do të kalojë gazi i rajonit të Kaspikut për në Evropë. Shqipëria është një prej vendeve të shumta të interesuara për këtë burim të ri energjitik. Në lojë janë dy projekte konkurrente TAP-i dhe Nabucco West. Zëri i Amerikës sjell sot zërat e dy ekspertëve, një në Itali dhe një nga Shtetet e Bashkuara, për të marrë mendimet e tyre
Gianfranco Lizza është profesor i Gjeopolitikës në universitetin Sapienza të Romës, Jenik Radon, Profesor i Universitetit Columbia në Nju Jork.
Sa i përket shanseve të secilit projekt për t’u zgjedhur, të dy ekspertët janë të mendimit se Nabucco West ka avantazhe ndaj TAP-it.
Profesori Radon, i Universitetit Columbia, thotë se ende nuk është e qartë se cila nga dy alternativat do të fitojë, por sipas tij vendet e projektit Nabucco West kanë përparësi, sepse kërkesa e konsumatorëve në atë zonë është më e lartë.
Profesor Lizza thotë se,“Projekti Nabucco West … duket një projekt pak më “i pjekur” dhe më i realizueshëm se projekti TAP. Megjithatë vendimi lidhur me zgjedhjen e njërit prej projekteve do të jetë vendim ekonomik, sepse kjo konkurrencë mes TAP-it dhe Nabuccos është një ndeshje gjeopolitike që luhet kryesisht në Evropë.
Projekti i gazsjellësit Trans-Adriatik, TAP, parashikon që pas Turqisë gazi i Azerbajxhanit të kalojë në Greqi dhe Shqipëri për të përfunduar në Itali. Nëse do të zgjidhej projekti konkurrent Nabucco West gazsjellësi do të ndiqte trajektoren më në veri (Bullgari, Rumani, Hungari, Austri).
PANORAMA
Add new comment