Durrës, Meta kërkon konsensus për 3 ligjet

Postuar në 09 Mars, 2013 14:20

 

Nga Durrësi, në një takim me të rinjtë e këtij qyteti, kreu i LSI-së, Ilir Meta i bëri apel partive poltike dhe parlamentare që të gjejnë sa më shpejt konsensus që të miratohen 3 ligjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

“Jemi distancuar nga çdo lloj konflikti politik që i bëhet barrikadë ecjes më të shpejtë të vendit drejt BE-, sepse vetëm nëpërmjet bashkëpunimit, do të ecim më shpejt në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. Ne nuk duam që Shqipëria të regjistrojë shanse të humbura, sepse ne nuk duam të humbasim trenin e radhës, dhe projekte apo financime të cilat do të hapnin mijëra vende punë për të rinjtë në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë”- tha Meta.

Ndër të tjera, Meta tha se të rinjtë dhe të rejat janë në qendër të LSI, dhe kujdesi për ta është në qendër të vëmendjes.

Meta e vuri theksin tek stabiliteti dhe standardet e zgjedhjeve të 23 qershorit, të  cilat i cilësoi më të rëndësishme se gjithçka tjetër.

Ai tha se sa herë që viziton biznese dhe sipërmarrje dëgjon si refren që pas vitit 97 shumë sipërmarrësve u është dashur ta nisin nga fillimi.

Kemi dëgjuar, madje edhe nga ndonjë diplomat se zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë të egra, vijoi Meta, duke shtuar se s’ka pse të jetë kështu, pasi zgjedhjet duhet të jenë demokratike, të ndershme dhe të drejta dhe sipas tij, çdo qytetarë duhet të votojë për alternativë që ofron një perspektivë më të mirë.

Meta i bëri thirrje kolegëve të tij politikanë që të mos rrëmbehen nga pasioni për të fituar apo nga ankthi i humbjes.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.