Berisha: Në katër vitet e ardhshme rroga e mësuesve 700 dollarë

Postuar në 12 Mars, 2013 08:53

Arsimi professional dhe konsolidimi i tij mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë katër vitet e ardhshme bëri me dije Kryeministri Sali Berisha gjatë inaugurimit të shkollës së mesme profesionale në Kamëz .  “Ne do bëjmë gjithçka që çdo i ri të përshtatet me kushtet e reja të tregut. 4 vitet që vijnë do jenë vitet e cilësisë të sistemi tonë arsimor të shkollimit të nxënësve tanë në arsimin parauniversitar dhe universitar. Kemi arritur gjatë 7 viteve të fundit të kapim nivelet më të larta në ndjekjen e shkollave. Detyra jonë më parësore është të kapim vendet e zhvilluara në cilësinë e arsimit para dhe pas universitar. Ndaj dhe trasformimi tërësor i kurrikulave do të ndodhë gjatë këtyre viteve që arsimi shqiptar të kapë nivelet më të larta të cilësisë”, theksoi Berisha. Kryeministri u premtoi senë 4 vitet që vijnë rroga e mësuesit do të rritet dhe do kapë shifrën 700 dollarë. “Falënderoj kryetarin e komunës që nuk i mbarojnë kurrë projektet për Bashkinë e Kamzës. Këto vite kemi investuar 46 milionë euro në Kamëz, kemi ndërtuar dhe rindërtuar me fonde te qeverisë dhe bashkisë 80 km rruge. Rrugë të reja do të nisin së shpejti ndërtimin e tyre, falë kushteve dhe përpjekje të mëdha të bashkisë dhe punonjësve të saj në kamës më shumë se kudo janë zhvilluar biznese të shumëllojta. Kamza numëron1800 biznese nga vetëm 600 që kishte 7 vite më parë. Shqipëria çdo ditë ndryshon, Shqipëria e 4 viteve do jetë vendi më i zhvilluar”, premtoi Berisha.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.