Konklava, sërish tym i zi, dështon votimi i dytë për zgjedhjen e Papës

Postuar në 13 Mars, 2013 05:05

 

VATIKAN -Dështon votimi i dytë për zgjedhjen e Papës së ri në Kapelën Sistinë, ku 115 kardinalë janë mbyllur për të arritur konsensus për pasuesin e Benediktit të 16-të.

Ashtu sikurse edhe ditën e parë, tymi i zi sinjalizoi mos arritjen e një marrëveshjeje gjatë votimit të dytë.

Ndërkohë me qindra besimtarë ndodhen jashtë ambienteve ku zhvillohet Konklava, në pritje për të mësuar emrin e Papës së ri, për zgjedhjen e të cilit duhen të paktën 77 vota.

Benedikti i 16-të u dorëhoq në moshën 85-vjeçare gjatë muajit të kaluar, duke deklaruar se nuk kishte më fuqi për të udhëhequr Kishën, cila është prekur nga probleme të ndryshme, që prej skandalit botëror në lidhje me abuzimet seksuale ndaj fëmijëve, e deri tek akuzat për korrupsion me Bankën e Vatikanit.

Kardinalët do të votojnë 4 herë në ditë, deri kur një kandidat i vetëm të gjejë mbështetjen e nevojshme, e në këtë moment tymi që del nga oxhaku i Kapelës Sistine do të bëhet i bardhë.

Votimi bëhet në heshtje të plotë, pa diskutime formale, deri sa vendimi të merret. Nëse kjo nuk ndodh pas 3 ditësh, atëherë mund të ketë një pushim për lutje dhe diskutime informale për maksimumin 1 ditë.

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.