EVN tërhiqet nga Devolli: Humbëm 20 milionë euro

Kompania austriake EVN AG, e cila kishte 50 për qind të aksioneve të projektit për ndërtimin e hidrocentraleve të Devollit, deklaroi sot se ka vendosur t’ia shesë këto aksione partnerit të vet Statkraft A.S, një lëvizje që do të ketë “një efekt negativ pas taksave në bilanc prej afro 20 milionë eurosh,” bëri të ditur kompania në një deklaratë për shtyp.
Kushtet e marrëveshjes për shitjen e aksioneve me Statkraft nuk bëhen të ditura dhe marrëveshja duhet të miratohet fillimisht nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës si dhe të ratifikohet në Kuvendin e Shqipërisë. Por ENV duket shumë e lumtur me faktin se mund të tërhiqet. Pas fjalisë ku përmenden humbjet e pësuara prej 20 milionë eurosh, deklarata shton: “për më tepër, për shkak se ky project nuk është i financuar, EVN AG nuk do të jetë më e detyruar të sigurojë capital të mëtejshëm.”
Projekti i Devollit premtonte 1 miliardë euro investime dhe mijëra vende pune të krijuara në një nga zonat më të varfra në Shqipëri nga Çërriku në Gramsh e deri në zonën e Korçës. Fillimi i punimeve u miratua me bujë nga vetë kryeministri Sali Berisha pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009.
Projekti pritej të vinte në punë hidrocentralin e Banjës në vitin 2014, por kompanitë duket se janë prapa me punimet.
SHQIP
Add new comment