Incidenti në Kavajë, ndëshkohet Dede, reagon KFT: Vendimi mbështet dhe stimulon dhunën

Pas vendimit të Komisionit të Dispilinës për të përjashtuar nga dy ndeshje tranierin e Klubit të Futbollit të Tiranës Nevil Dede pas incidentit më Kryetarin e Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi reagon Klubi i Futbollit Tirana . KFT e konsideron këtë vendim të Federatës një akt të pashembullt, që mbështet dhe stimulon hapur dhunën në sport në përgjithësi, dhe mbështet dhunën ndaj Klubit të Tiranës në veçanti.“Klubi i Futbollit Tirana nuk kërkon të ripërsërisë faktet tashmë të përbotësuara, por, sqaron opinionin publik se, në Vendimin e Komisionit të Disiplinës evidentohen probleme madhore të cilat vijnë si produkt, fillimisht i parashikimeve jologjike të korpusit ligjor sanksionues i kundravajtjeve disiplinore, duke përfunduar në inkoherencën vendimmarrëse të këtij organi juridik, i cili ndëshkon viktimën për pësimin e dhunës dhe komplimenton agresorin për gjestin “civil” të kryer. Kjo, në terma të Kodit të (In)Disiplinës Sportive të miratuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, përkufizohet : Nxitje e urrejtjes dhe akteve të dhunës ( Neni 52 ),” thuhet në deklaratën për shtyp të KFT. Në njoftim Klubi i Futbollit Tirana bën me dije se mbështet Trajnerin e saj në çdo vepër dhe se, do t’i sigurojë të gjithë asistencën e nevojshme për garantimin e të drejtave të cënuara drejtëpërdrejtë nga rojtarët e Fair Play-it.
MAPO
Add new comment