Rama përplaset me simpatizantë në Bulqizë Mesazhi në Twitter: Takime superentuziaste

Postuar në 15 Mars, 2013 14:36

 

BULQIZE- Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme gjatë një aktiviteti të Partisë Socialiste në Bulqizë, ku ndodhej i pranishëm edhe Edi Rama.

Ndërsa kishte marrë fjalën, Shkëlqim Cani, e gjithë salla është ngritur duke thirrur emrin e zotit Ardit Kaja.

Pas disa minutash, mësohet se ka qenë vetë kreu i PS-së, Edi Rama i cili ka ndërhyrë duke qetësuar disi situatën.

Rama u ka kërkuar simpatizantëve të PS-së të dalin jashtë dhe te mos fishkellejne, duke u thene se kete gje mund ta bejne ne mitingjet e Berishes.

Me pas gjate fjales se tij, ai ka deklaruar se Ardit Kaja nuk do të jetë kandidat për deputet ne listen e PS-se.

Mdërkaq, vetem pak minuta me pare ai ka shkruar në Twitter “Pas dy takimesh superentuziaste ne Burrel e Bulqize per programin, sonte ne Peshkopi per Konferencen e neserme Rajonale #RILINDJE per Dibren”

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.