Shkëlqim Cani udhëheq listën e PS në Dibër

Profesori i Ekonomiksit ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë angazhohet zyrtarisht në skenën politike
Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani u prezantua sot si kreu i listës së kandidatëve për deputet për Partinë Socialiste në Qarkun e Dibrës. Prezantimin e kreu Edi Rama, i cili tha se Cani i “ka vënë kusht” për bashkëpunimin e tij politik angazhimin e Partisë Socialiste për ndërtimin e Rrugës së Arbërit, një projekt-ide që synon të lidhë Tiranën me Dibrën përmes tuneleve duke shkurtuar distancën në më pak se 100 kilometra, nga mbi 170 kilometra që është aktualisht.
Edi Rama shtoi gjithashtu se Bulqiza dhe menaxhimi i burimit minerar të kromit në interes të popullatës së zonës do të jetë një prioritet i partisë së tij, ndërsa Cani tha se bujqësia, shtimi i drufrutorëve, do të jenë të rëndësishme për zonën e Dibrës, e cila është aktualisht ndër më të varfrat e Shqipërisë krahas Kukësit dhe Elbasanit.
SHQIP
Add new comment