Reforma, hiqen 37 shefa shërbimi në QSUT

Spitali “Nënë Tereza” do të ketë 37 shefa shërbimi më pak. Nga 63 drejtues pavijonesh, kanë mbetur vetëm 26. Procesi i zgjedhjeve të tyre mbyllet ditën e martë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht janë caktuar emrat e rinj për një pjesë të shefave dhe do të rikonfirmohen drejtuesit e shërbimeve unikale, të cilët nuk ndryshojnë.
Gara vazhdon ende për 6 shërbime, mes të cilëve kardiologjia, kirurgjia, imunologji- reumatologji-alergologjia, laborator, sëmundjet e brendshme dhe hematologjigastroenterologji. Përzgjedhja e fituesve bëhet nga një bord prej 5 personash, që kryesohet nga ministri i Shëndetësisë. Kjo reformë, sipas drejtuesve të MSH, ishte kthyer në domosdoshmëri pasi në qendrën spitalore më të madhe në vend ekzistonin shërbime të panevojshme, të fryra artificialisht.
PANORAMA
Add new comment