PS kundër ‘Projektligjit për Armët’, Noka-Felajt: Po gënjen paturpësisht

TIRANE- Opozita ka kundershtuar sot Projektligjin per Armet, pjese e rendit te dites ne seancen e sotme ne Kuvendin e Shqiperise.
Sipas deputeteve socialiste, nje projektligj i tille liberalizon tregun per shitjen e tyre, vjen posacerisht para fushates dhe eshte klientelist.
Sipas deputetes Ermonela Felaj, kjo qeveri eshte provuar si e paafte per kontrollin e armeve, duke kujtuar ate qe ndodhi ne 1997. Me tej ajo ka permenduar tragjedine qe ndodhi ne Gerdec, qe shkaktoi 26 viktima.
Pas akuzave te deputetes Felaj ka reaguar ministri i Brendshem, Flamur Noka. “Deputetja gënjeu për statistikat dhe për shifrat, gënjeu dhe për pronësinë e armëve të zjarrit, ne kohen qe ligji e percakton qarte nje gje te tille. Ti zonje ne kohen qe ke qene ne gjyqesor sa raste ke gjykuar persona për armëmbajte dhe sa është masa më e ashpër për armbëmbjate pa leje? Nuk ke asnjë”- tha ai.
PANORAMA
Add new comment