Braçe-Rulit: Lejuat tregtimin e hormonit të bagëtive ‘Boldomec’. Ruli: E kemi ndaluar në 2007

Postuar në 18 Mars, 2013 08:16

 

Deputeti i PS, Erjon Braçe ka thirrur në interpelancë gjatë seancës së sotme ministrin e Bujqësisë, Genc Ruli lidhur me rastet e aflatoksinës në produktet e qumështit të prodhuara që Shqipëri, por edhe për qarkullimin e hormonit ‘Boldomec’ që përdoret për të shëndoshur bagëtitë, por që është shumë i dëmshëm për shëndetin e konsumatorit.

Braçe i ka kërkuar llogari ministrit lidhur me normën e saktë të aflatoksinës në qumësht, e cila nuk ishte bërë e ditur nga strukturat përkatëse të kësaj ministrie si dhe lidhur me faktin se hormoni i dëmshëm ‘Boldomec’, ndryshe nga sa pretendon ministria e bujqësisë blihet lirshëm nëpër farmacitë e Tiranës.

Më tej Braçe ka paraqitur një sërë kontratash që ministria e bujqësisë kishte me firma që tregtonin këtë produkt, të cilat i përkasin viteve të fundit 2010-2011, ndryshe nga sa pretendohet nga ministri i bujqësisë se, tregtimi i Boldomec është ndaluar në vitin 2007.

Përkundër deklaratave të Braçes, ministri Ruli i ka cilësuar akuzat thjesht dhe vetëm politike, duke qenë se jemi në prag të fushatës. Ai ka mohuar kategorikisht ekzistencën nëpër farmaci të hormonit Boldomec, ndërkohë që lidhur me nivelin e aflatoksinës, ka bërë të ditur se normat e saj të tejkaluara kanë qenë thjesht dhe vetëm sezonale dhe pa asnjë rrezik për shëndetin e konsumatorit.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.