‘Remzi Hoxha’, Apeli s’ndryshon vendim për Kumbaron

Gykata e Apelit nuk ka ndryshuar denimin e dhene per Ilir Kumbaron, i akuzuari i ceshtjes “Remzi Hoxha”, biznesmenit kosovar rrembyer e me pas zhdukur ne vendin tone, në vitin 1995.
Nje seance me pare prokurori kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë, i cili u kundërshtua nga avokatët, për shkak se në shkallën e Parë akuza në pretencë kërkoi pafajësi për të pandehurit Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, por gjykata i fajësoi për dy akuza, të cilat u pushuan në vijim pasi amnistoheshin.
Kumbaro u akuzua për krimin e “torturës me pasoja të rënda” dhe u dënua me 15 vjet burg, 2 vjet më shumë se kërkesa e Prokurorisë. Në vendimin përfundimtar, gjykata rikualifikoi akuzat ndaj të pandehurve, çka shfajësoi nga përgjegjësia penale dy të pandehurit e tjerë. Kështu, referuar një vendimi unifikues të Gjykatës së Lartë, të pandehurit nuk u akuzuan për rrëmbimin në dëm të shtetasve Ziso Kristopuli, Avdyl Loshaj e Remzi Hoxha.
Të pandehurit u akuzuan për “cenim të lirisë” dhe për “kryerje të veprimeve arbitrare”. Gjykata i pushoi këto akuza ndaj të pandehurve Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, për shkak se ata përfitonin nga amnistia e vitit 2007.
PANORAMA
Add new comment