Gjykata e Tiranës: Arrest me burg për pedofilin

Ka zgjatur rreth 10 minuta seanca gjyqësore ndaj Ardian Prrenjasit në Gjykatën e Tiranës. Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për pedofilin, aktet e të cilit kanë shkaktuar reagim të ashpër në opinion.
Pedofili Prrenjasi akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e 10-vjeçarit me iniciale A.S, ndërkohë që mësohet se gjatë seancës së sotme të zhvilluar me dyer të mbyllura i 45-vjeçari nuk ka folur por avokatja e tij mbrojtëse ka pranuar akuzën.
Prokuroria është duke hetuar veçmas çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Julian Çelës.
Ardian Prrenjasi u arrestua nga policia ditën e diel, teksa dyshohet se po tentonte të vriste 10-vjeçarin me
Manjaku vrasësBerisha: Nuk do të rikthejmë dënimin me vdekjeNdërpriten kërkimet për fëmijën“Nuk kthehet dënimi me vdekje”
inicialet A.C, të cili e kishte rrëmbyer një ditë më parë dhe ndaj të cilit kishte abuzuar seksualisht.
Por, gjatë marrjes në pyetje në polici 45-vjeçari ka pranuar se ka vrarë 11-vjeçarin Julian Çelën, i cili rezultonte i zhdukur për familjarët dhe policinë që nga data 30 nëntor i vitit të kaluar.
Nga hetimet e deritanishme, Prokuroria ka dyshime të forta se pedofili Prrenjasi mund të ketë abuzuar seksualisht edhe me fëmijë të tjerë.
Prokurori: Pse kërkova gjobë ndaj Prrenjasit
Një nga vendimet që ka habitur mbarë opinionin publik, ai i gjobës 60 mijë lekë ndaj pedofilit Ardian Prrenjasi në vitin 2008, është komentuar nga një protagonist kryesor, prokurori Blerim Tominaj, i cili kërkoi dënimin e tij me gjobë 100 mijë lekë.
I kontaktuar nga gazeta “Shqip”, Tominaj, që më parë ka hetuar vrasjet gjatë demonstratës së 21 janarit, tha se provat e mbledhura në atë kohë flisnin se i pandehuri kishte kryer vetëm një kundërvajtje penale. Ai shpjegoi se është i hapur për çdo inspektim nga Ministria e Drejtësisë apo edhe nga akuza qendrore, pasi beson se me ato prova vetëm një dënim i tillë mund të kërkohej, dënim i cili është konsultuar edhe me eprorët e tij, pasi para çdo pretence, prokurorët marrin mendimin edhe të drejtuesve.
Në rastin konkret, Tominaj pohon se dosja është hetuar dhe të gjitha pretendimet e kallëzuesit, në këtë rast të një fëmije të mitur, janë pranuar edhe nga i pandehuri, madje kërkoi edhe gjykim të shkurtuar.
Provat në dosje
Sipas prokurorisë, rasti ishte konstatuar nga Policia e Tiranës, e cila delegoi fashikullin hetimor në prokurori me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë. Në këtë dosje ishte kallëzimi i fëmijës, pretendimet e të atit të tij dhe deponimet e shokut të të miturit. “Janë rimarrë deklarimet e tyre në prokurori, konform të gjitha rregullave. I ati pranoi se fëmija i tij ishte mbajtur në një banesë nga një person i huaj, ndërsa i akuzuari ka pranuar pa asnjë hezitim pretendimet e kallëzuesve”, pohojnë burimet nga Prokuroria e Tiranës. Sipas tyre, nga hetimet rezultoi së fëmija A.M. është mbajtur rreth 10 minuta në banesën e Prenjasit dhe gjatë kësaj kohe ai nuk është ngacmuar seksualisht, por vetëm i është thënë që “tashmë je peng”. “I pandehuri nuk kishte rrethana rënduese në veprën penale që kreu. Ai i ka thënë të miturit se i kishte duart pis dhe t’i merrte çelësin në xhep. Më pas i kërkoi që t’i hapte derën e shtëpisë. Gjithçka është kryer në prani edhe të një fëmije tjetër, shok me ‘pengun’. Gjatë gjithë kohës, dera e banesës ka qenë e pambyllur plotësisht, një fakt që tregon se edhe djali tjetër ka parë gjithçka. Të gjitha këto veprime janë bërë në një kohë që i pandehuri ishte në gjendje të dehur, ndërsa koha e qëndrimit të A.M. në këtë banesë ka qenë më pak se 10 minuta. Këto fakte kanë sjellë që prokuroria ta cilësojë këtë ngjarje si kundërvajtje penale, megjithëse e shpalli fajtor, duke kërkuar dënimin e tij me një gjobë prej 100 mijë lekësh”, pohuan burimet nga prokuroria. Një tjetër rrethanë për këtë person ka qenë se ai, gjatë kryerjes së krimit, nuk ka pasur asnjë armë në dorë, të zjarrit dhe të ftohtë, ndërsa, përveç çelësave, nuk ka pasur asnjë send tjetër, çka do të thotë se “pengut” nuk i kanosej jeta dhe nuk ka qenë në rrezikshmëri të madhe.
Vendimi i gjykatës
Ndërkohë, gazeta “Shqip” ka tentuar dy ditët e fundit të kontaktojë me gjyqtaren Shefkie Demiraj, e cila ka dhënë vetëm një gjobë me 60 mijë lekë për këtë person, por ka qenë e kotë, pasi gjyqtarja në fjalë nuk ka hapur telefonin. Shprehjes së famshme se “gjyqtarët flasin me vendim”, po e zbatojmë edhe ne, dhe më poshtë po botojmë arsyetimin e Demirajt në këtë vendim, e cila thotë se gjoba prej 60 mijë lekësh ndaj këtij personi e rehabiliton plotësisht.
Gjyqtarja, që u bë e famshme në procesin “Gërdeci”, kur ishte në Kolegjin Penal, shkruan në vendim se “në caktimin e masës së dënimit, gjykata merr në konsideratë faktin se dënimi ka karakter individual dhe në këtë kuptim, në dhënien e tij duhet të mbahet parasysh rrezikshmëria e veprës penale, e autorit të saj, shkallën e fajësisë, rrethanat lehtësuese dhe rënduese, me qëllim që ai të jetë në përshtatshmëri dhe në raport të drejtë, jo vetëm me rrezikshmërinë e veprës dhe të autorit të saj, por dhe që të jetë i tillë që të vlejë për rehabilitimin e tij”. Në rastin konkret, gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, e cila cenon një marrëdhënie juridike të rëndësishme. Gjithashtu gjykata vlerëson personalitetin e të pandehurit si person i padënuar më parë për asnjë lloj vepre penale (në fakt, policia, prokuroria dhe gjykata nuk kanë kontrolluar asnjë të dhënë).
Në arsyetim thuhet se, për të rehabilituar këtë të pandehur, ai duhet të dënohet vetëm me gjobë. “Gjykata çmon se ky dënim është plotësisht i justifikueshëm, si dhe rrezikshmërinë shoqërore të të pandehurit Ardian Prenjasi, e cila e bën të domosdoshëm mosizolimin e tij nga shoqëria. Gjithashtu gjykata çmon se ky dënim do t’i shërbejë edukimit të të pandehurit, parandalimit të kryerjes së veprave penale nga ai, rehabilitimit të tij, si dhe parandalimit të përgjithshëm të këtyre veprave penale në shoqëri”, thuhet në vendim. Në fakt, fjalinë e fundit të këtij vendimi, i pandehuri duket se nuk e ka lexuar, pasi disa kohë më pas, ai ka kryer një nga krimet më horror të ndodhura në Shqipëri dhe më pas ka tentuar që të kryejë një tjetër vrasje apo varje të një të mituri. Dhe, gjithçka, duket se ka qenë e paralajmëruar, pasi drejtësia, në momentin që e kishte në “dorë”, nuk e izoloi.
TOP CHANNEL
Add new comment