PS, Gjermeni: Ky shtet nuk garanton më jetën e qytetarit, sistemi i drejtësisë, i paaftë

Deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni në një konferencë për shtyp nga selia rozë deklaroi se ngjarjet e ndodhura ditët e fundit në vend tregojnë se sa e rënduar është situata e kriminalitetit në Shqipëri dhe se qeveria nuk garanton dot as sigurinë e fëmijëve nga mostra si Ardian Prrenjasi.
“Sot ky shtet nuk garanton sot asgjë, nuk na garanton se mund të grabitemi në rrugë, mund të na grabitet prona apo shtëpia, nuk na garanton dot se nuk mund të na vrasin në rrugë, nuk na garanton dot se ushqimet që hamë nuk do na bëjnë dëm”, tha Gjermeni.
Gjermeni i është referuar rastit të vrasjes së 11 vjeçarit Julian Çela për të lëshuar një sërë akuzash ndaj sistemit të drejtësisë në vendin tonë si tërësisht i paaftë, pasi sipas saj dënoi vetëm me gjobë një pedofil që akuzohej për rrëmbimin e një fëmije.
“Ashpërsimi i dënimeve mund të jetë një vendim i mirë, por nuk mund të kthejë dot fëmijën, qytetarët do të jenë të sigurt vetëm atëherë kur policia të parandalojë krimet. Ne jemi të vendosur që brenda 300 ditëve të para të rivendosin rendin dhe qetësinë në vend. Të garantojmë jetën përmes politikave dhe programit tonë për një rilindje shqiptare”, – shtoi Gjermeni.
SHQIP
Add new comment