Policia bastis apartamentin e shefes së FMN-së. Hetime për kohën kur ishte kreu i Financave

Postuar në 20 Mars, 2013 07:39

 

Policia e Francës ka basistur apartamentin e shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris, Christine Lagarde, nën dyshimet se ajo ka keqpërdorur autoritetin e saj në kohën sa ka qenë ministre e Financave.

Mësohet se dyshimet kanë të bëjnë me një rast të vitit 2008, që përfshin biznesmenin Bernard Tapie.

Informacione të detajizuara nuk janë ende në dispozicion, ndërkohë që Lagarde mohon çdo keqbërje.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.