Përgatitja e zgjedhjeve, ambasadorët e BE, takim me krerët e KQZ

Postuar në 21 Mars, 2013 10:53

 

Kreu i prezencës së Bashkimit Europian ne vendin tone, Ettore Sequi i shoqëruar edhe nga ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procesin parapërgatitor të zgjedhjeve të qershorit.

Në takimin që ka zgjatur rreth dy orë, në ambientet e selisë së Delegacionit Europian kanë dëgjuar fillimisht nga kryetarja e KQZ-se, Lefterie Lleshi një përmbledhje të punës së institucionit më të lartë zgjedhor, që nga koha e konstituimit të tij, thanë për TCH burime nga ky takim.

Ndërsa nënkryetari i KQZ-së Denar Biba ka dhënë këndvështrimin e anëtarëve të opozitës për disa nga çështjet kryesore, për të cilat KQZ nuk ka gjetur konsensusin, si shpërndarja e mandateve, apo ndarja e vendit në ZAZ.

Ambasadoret mësohet të jenë interesuar përmes disa pyetjeve për rregulloren e KQZ–së e cila ende nuk është miratuar nga ky institucion, për masat për votimin e personave me aftësi të kufizuar apo minoriteteve e të tjera interesime specifike për procesin zgjedhor të 23 qershorit.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.