Bashkia -Ramës: Ti e le Tiranën pa plan, Basha po mban premtimet

Postuar në 21 Mars, 2013 10:58

 

Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të PS, Edi Rama të bëra për rrugët, duke e akuzuar kreun e PS-së, se vetë ai e la Tiranën pa një plan urbanistik. 

“Ja tek u shfaq sërish! Qytetarët e Tiranës e dinë se z. Rama ka qenë dhe është i fiksuar pas konfliktit politik. Për 11 vite, Tirana nuk kishte një plan urban për shkak të politikave të Ramës, të marrjes dhe dhënies dhe qytetarët e paguan shtrenjtë këtë. Në mungesë të një plani urban, gjatë kohës së Ramës rrugët ishin krejtësisht të prishura, zhvillimi ishte kaotik, lejet shtyheshin ose jepeshin pa kriter për miqtë e tij, biznesi nuk mund të zgjerohej, sipërmarrjet e reja kishin ngecur dhe vendet e reja të punës nuk u shfaqën kurrë”, deklaroi zëdhënsja e Bashkisë, Anila Bisha. 

Ndërkohë Bisha theksoi se kryebashkiaku Basha po mban premtimin e bërë qytetarëve, se ata do të jenë të parët dhe se cdo projekt për Tiranën do të realizohet vetëm duke dëgjuar zërin e qytetarit. 

“Kryebashkiaku Basha premtoi se do t’i vërë qytetarët e Tiranës të parët dhe e ka bërë. Kryebashkiaku i Tiranës hartoi një plan urban të Tiranës që është i drejtë, e bën Tiranën një qytet më të mirë për të jetuar e punuar dhe krijon mijëra vende të reja të punës. Ky plan u bë duke dëgjuar zërin e qytetarëve dhe duke u konsultuar me të gjithë të interesuarit, nga dita e krijimit të grupit të punës e derisa u miratua në Këshillin Bashkiak”, tha Basha. 

Bisha sulmoi sërish ish-kreun e Bashkisë duke theksuar se Rama i kishte mundësitë ta bënte Tiranën evropiane, por se e shkatërroi këtë mundësi. 

“Është qesharake se si Rama vë në listën e 100 arsyeve për ta votuar atë, pikërisht një nga dështimet e tij më të mëdha. Z.Rama kishte çdo mundësi për ta bërë Tiranën një qytet modern evropian, por e shkatërroi këtë mundësi për pazaret me miqtë e tij, duke lënë 250 km rrugë të prishura dhe taksa të dyfishuara për qytetarët dhe bizneset”.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.