Maqedoni, filloi heshtja zgjedhore

Postuar në 23 Mars, 2013 04:07

 

SHKUP- Në Maqedoni ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore, nderkohe qe mbreme partitë i dhane fund fushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen neser.

Për 20 ditë fushatë partitë politike, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur shpalosën programet dhe platformat zgjedhore para elektoratit për të kërkuar votën dhe besimin e qytetarëve.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në 80 komuna  dhe në Qytetin e Shkupit. Në 2.976 vendvotime votën e tyre, sipas listës zgjedhore duhet ta japin 1.743.403 qytetarë.

Për Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe për kryetar të komunës së qytetit të Shkupit të drejtën e tyre të votës mund ta shfrytëzojnë 443.770 qytetarë të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore të 536 vendvotime.

Komuna me vetëm tre vendvotime është Vevçani ku duhet të votojnë 2.055 qytetarë, derisa Kumanova ka më së shumti të voues të regjistruar  në Listën zgjedhore 88.708 të cilët duhet të votojnë në 128 vende. Numër më të madh të vendvotimeve ka komuna e Manastirit 152, ndërsa atje duhet të votojnë 81.000 qytetarë.

Një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e tyre të votës në institucionet ndëshkuese-përmirësuese do ta realizojnë 1.446 votues, ndërsa jashtë nga vendi i banimit 136 votues me status të personave të brendshëm të zhvendosur, personat që gjenden në mbajtje të masës burgim shtëpiak dhe të pafuqishmit dhe personat e sëmurë të cilët deri sot në mesnatë do ta kërkojnë atë nga komisionet zgjedhore komunale.

Këto zgjedhje do të monitorohen nga 8.379  vëzhgues vendor dhe 410 vëzhgues të huaj të akredituar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

KSHZ-ja njoftoi se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për zgjedhjet, ndërsa materiali zgjedhor tashmë është vendosur te organet kompetente për zbatimin e tyre. Kutitë e votimit të dielën do të hapen në ora 7.00 dhe do të zgjasin deri në ora 19.00.

Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni. Të parat u mbajtën në vitin 1990,  të ardhshmet në vitin 1996, në vitin 2000, në vitin 2005, ndërsa të fundit në vitin 2009.  (M.Mellova/INA)

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.